Sot, gjithe diten e kaluam me ankesa. Ti ankoheshe pse une kisha gjerat materiale qe ti akoma nuk i ke, e une nuk bëzoja dhe vetëm te degjoja ty. Pra zilia eshte nje ndjenje e keqe, keshtu? Ankthi yt qe krijohet prej syve te tu vezullues kur me sheh mua, sme demton aspak, shkaterron dale-ngadale si nje keshtjelle rere ne breg te detit pas nje dallge te stuhishme, shpirtin tend. Ti bertisje sot me te madhe: " Pse je e pasur? Pse une nuk kam asgje?" Por une nuk doja te te shpjegoja aspak, derisa te kuptoja se ishe qetesuar. Tani qe po vershon shiu dhe dritarja e dhomes sone eshte mbushur me buleza te rreshqitshme uji e pikëla te pafundme, erdhi çasti te tregoj historine e mbremjes se sotme. Ti e ke mbyllur deren e kopshtit magjik te shpirtit tend. Dikur kishe nje kopsht te magjepsur plot trendafila te eger, jasemine ereplote e gardenje kundermuese. Shkonim shpesh bashke atje, ti me dhuroje nje nga lulet e shtrenjta te pronesesise tende dhe ende...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."