Skip to main content

Kopshti i magjepsur










Sot, gjithe diten e kaluam me ankesa. Ti ankoheshe pse une kisha gjerat materiale qe ti akoma nuk i ke, e une nuk bëzoja dhe vetëm  te degjoja ty.
Pra zilia eshte nje ndjenje e keqe, keshtu? Ankthi yt qe krijohet prej syve te tu vezullues kur me sheh mua, sme demton aspak, shkaterron dale-ngadale si nje keshtjelle rere ne breg te detit pas nje dallge te stuhishme, shpirtin tend.
Ti bertisje sot me te madhe: " Pse je e pasur? Pse une nuk kam asgje?" Por une nuk doja te te shpjegoja aspak, derisa te kuptoja se ishe qetesuar.
Tani qe po vershon shiu dhe dritarja e dhomes sone eshte mbushur me buleza te rreshqitshme uji e pikëla te pafundme, erdhi çasti te tregoj historine e mbremjes se sotme.
Ti e ke mbyllur deren e kopshtit magjik te shpirtit tend. Dikur kishe nje kopsht te magjepsur plot trendafila te eger, jasemine ereplote e gardenje kundermuese. Shkonim shpesh bashke atje, ti me dhuroje nje nga lulet e shtrenjta te pronesesise tende dhe enderronim derisa syte na i kaplonte dremitja. Here zgjoheshim nga freskia e flladite dhe rrezet e embla te diellit e here te tjera nga lageshtia e rrebeshit. Nje here te pata pyetur: " Po ti pse qesh kur bie shi? Ai eshte i merzitshem. " , por pergjigja jote me mbeti ne mendje. " Qesh, - the, - se shiu eshte i vetmi qe ushqen dheun ku rriten te bukur trendafilet e mi te eger, jaseminet ereplote e gardenjet kundermuese.
Une prej asaj dite, nuk e urreva me shiun, sepse ai i jepte jete endrrave te tua, pasurise tende te vertete.
Mbase te duket patetike te degjosh tani kur ndihesh si nje kukuth, qe smendon se ke as kohe e as parà per endrrat, te te flas per to. As une skam pasuri te madhe. Kam njemijeenje enderrime, qe me bejne te fluturoje neper botet me te bukura te shpirtit tim e vetem kaq. Por une ende si kam humbur endrrat, jo se ndihem e pasur, as se kam me shume mend se ty, por se akoma nuk ndjej zili.
Une e di, ti je i mefshet, i pafuqishem dhe i tronditur sepse gjjthe energjine e bukur te shpirtit tend e rremben zilia.
Eja  ta luftojme ziline. Me trego ku i ke fshehur çelesat e hekurt te portes se kopshtit magjik. Vetem ato me duhen. Me duhet vetem vendi ku linden endrrat e tua. Vetem aty gjendet ilaci sherues ndaj zilise. Ato jane me te cmuarat pasuri...

©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *