Skip to main content

Kerko yjet e tu...

Related image






Veshtro lart, sot eshte nje nate e bukur. Qielli eshte i erret por me mijera drita vezulluese qe te bejne te harrosh vetmine.  The se ben ftohte? Epo, ben pak nese e mban mendjen aty, por ti mos mendo te ftohtin dhe as urine. Me degjo mua dhe mbaje mendjen tek historia qe sot do tregoj per ty.

Ne kohet e lashta, njerezit mendonin se yjet ishin nje nga shenjat qe Perendite i shfaqnin qe ata mos ti harronin kurre. Ata besonin se ne nje nate te bukur si kjo e sotmja, ku yjet shkelqenin e ndriconin pafundesisht, Perendite po i shperblenin ata per devotshmerine e treguar. Ata po i dhuronin nje nate te bukur, nje pamje mbreselese dhe shprese.

Nga ana tjeter ne nete te zbrasta e me qiell si nje mantel i zi vetmitare e pa asnje yll xixellues e aq me pak pa zonjezen Hene, ata ndiheshin te ndeshkuar e te denuar prej Perendive e per cdo veprim a mendim te keq qe i kishte shkuar neper mendje gjate gjithe dites e konsideronin se ky ishte denimi per ta.

E pra, a po me ndjek akoma, aty i strukur nen strofullen tende te vetmise, ku ankohesh se eshte ftohte, ke uri dhe nuk ke askend qe te kupton?!

Kur dicka te mungon mblidhe mendjen se do e gjesh lart ne qiell. Qielli eshte magjik, nga aty te vijne mendimet brilante, miqte e harruar dhe dashurite e shkuara.
Vereje ate yllin! Po po, e kam fjalen pikerisht per ate qe duket me i madhi e me i shendritshmi, ai eshte miku yt. Ai te udhezon ne rrugen e duhur e te ben te jesh i rrethuar me dashuri.

Ora po kalon edhe ti as nuk po fle as nuk po me thua asnje fjale ne lidhje me ato qe te tregova sonte, edhe dielli po ia ze vendin Henes. Pikerisht ky eshte casti i duhur per te te pyetur ate qe ne mendjen time bluaja gjithe naten, po ti a i gjete yjet e tu?

E kam fjalen per yjet qe te ndricojne diten e zymte dhe jo naten e erret, e kam fjalen per miqte qe te duan pa kushte e pertej problemeve qe perditshmeria e rremujshme te sjell ty. Ata, te cilet kane njohur miresine thelle brenda shpirtit tend.
Shume njerez e kane humbur miresine ne siperfaqen e tyre. Ata jane kthyer ne ambicioz, te eger, te zhurmshem e egoist, por kjo nuk do te thote se kane varrosur eshtrat e femijes qe ka mbetur brenda tyre. A e di perse? Sepse ti s'mundesh te varrosesh nje te gjalle, sado i larget e i vogel te jete tanime.

Mendo per yjet e tu te diteve te zymta qe nuk te lene kurre vetem, qe te fshijne lotet e te thone '' Jeta eshte e bukur. Ti mund tja dalesh. Ti me ke mua.'' Ata nuk te genjejne. Ti ske me ftohte, ti ndihesh i ngopur, i ngopur me dashuri...

©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *