Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."