Skip to main content

''Portreti i artistit në rini'', autobiografia e James Joyce



Pas një jave të gjatë shoqëruar me ankthin e provimeve, lodhjen e pagjumësinë, sic mund ta imgjinoni edhe këtë rradhë oazi im i paqtë ishte libri. Në këtë takim të përjavshëm, ku shkruhemi e lexohemi së bashku dua të ndaj me ju përshtypjet për librin e një nga shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të shkuar, James Joyce.

James Joyce ishte një autor irlandez i njohur për letërsinë e tij të veçantë, stilin aspak sipërfaqësor, meditativ dhe depërtues në brendësi të personazhit. Libri i tij ‘’Portreti i artistit në rini’’ u botua  më vitin 1916 dhe konsiderohet një formë autobiografie e autorit, pasi ngjashmëria e jetës së tij me atë të personazhit kryesor nuk është krejt e rastësishme.

Libri vërtitet përreth jetës së Stiven Dedalusi duke përshkruan në një rend të mirëfilltë kronologjik  çdo etap të saj. Veçantia e Joyce-it nuk qëndron vetëm tek historia, por te mënyra e drejtpërdrejt e njëkohësisht disi e ndërlikuar, të cilën zgjedh të përdori për ta përcjellë atë. Pjesa më e madhe e romanit të tij lidhet më përshkrime të gjendjes shpirtërore dhe psikologjike të personazhit e në minorancë të librit qëndron rrëfimi i zakontë me të cilin jemi mësuar. Megjithatë, kjo mënyrë e të shkruarit nuk e bën librin aspak të lodhshëm apo të vështirë për ta lexuar.

Për të prezantuar me pak fjalë historinë, që qëndron në zemër të librit është narracioni i jetës së Stiven, një djaloshi të brishtë, shëndetlig e të ndrojtur, të lindur në një familje me principe të theksuara katolike. Vështirësitë, problematikat dhe paqëndrueshmëria politike bënin që familja e tij të zhvendosej herë pas here sa në një vend në tjetrin duke krijuar një ngërç në përshtatjen e fëmijëvë të familjes më ambjentet e reja , e veçanërisht me Stiven, aftësitë e të cilit për t’u shoqëruar ishin të çalta. Pavarësisht furtunave financiare, babai i tij kujdesej që ai të ndiqte një shkollë mirë, e cila në thelb kishte edukimin jezuid.

Me rritjen e tij, gjërat nisën të ndryshonin, por ndjeshmëria  e tij mbeti e njëjta. Zhvendosja e rradhës në Dublin e njohu me Emme Clere, për të cilën shfaqi simpati e emocion. Talentet e tij në teatër e letërsi e kthen në një lider në shoqërinë e tij. Ndryshe nga vegjëlia e tij, ku kishin munguar shokët, tani ai ishte i rrethuar më njërëz, të cilët parapëlqenin të kalonin kohë me të, por ai ndihej thëllësisht i vetmuar. Pavarësisht sukseseve të tij të lidhura me talentet artistike, Stiven nisi të kultivonte një obsession të theksuar për erotizmin, i cili e bënte të dilte nga vetja. Pas disa kohësh, kuptoi se jeta që po jetonte binte ndeshë me edukimin e tij fetar dhe u përpoq të heqi dorë. Transformimi i tij bëri që të kthehej në një katolik fanatik, por hoqi dorë shpejt edhe nga kjo jetë, kur kuptoi se ajo që donte të bente qëndronte larg doktrinës së normave, por pranë së bukurës.

Kështu, ndërmori udhëtimin e tij të fundit arratisës duke fluturuar larg mentalitetit shtypës, besimit fanatik efamiljes së tij në kërkim të vetvetes dhe zbulimit të tij artistik, në botën e letrave.
Në përfundim mund të them se arsyet për të lexuar James Joyce janë të shumta. Së pari, ai është një nga shkrimtarët me narracionin më të veçantë në letërsi. Së dyti, analiza e personazhit prej tij deri në thellësitë e shpirtit e mendjes zbulon elementët më të veçantë të natyrës njerëzore. Së treti, ky është jo vetëm një libër i këndshëm, por njëkohësisht i domosdoshëm për një lexues të sofistikuar e të apasionuar.

Ju ftoj në leximin e ‘’Portreti i artistit në rini’’ shkruar nga James Joyce!

Rilexohemi javën e ardhshme,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *