Mes dyzimeve se rreth cilit libër do flisja sot me ju zgjodha një autor të dashur e të mirënjohur shqiptar. Ditët e fundit, në kryeqytet janë hapur dyert e shtëpisë muze të Ismail Kadares, në zemër të Tiranës. Pallati famëmirë, ku jetuan e lanë përditshmërinë e tyre Kadare dhe Agolli, dy kolosë të letrave shqipe mban firmën e arkitektit e aristit të veçantë Maks Velo. Për t’u kthyer pak në retrospektivë, ky pallat u ndërtua më vitin ‘74 dhe konsiderohet si prurje e frymës kubiste, pra moderne dhe e pazakontë për kohën. Arkitektit Velo, guximi i pashoq i shfaqur nw stilin e pallatit i kushtoi plot dhjetw vite burg, nw ferrin e izolimit tw komunizmit.Kur bie në mendime rreth pallatit, para të cilit kaloj çdo ditë e çdo herë më bie në mendje secili rresht e varg i shkruar në ato themele, shkallë e apartament. Ndaj sot zgjodha të flas për një libër pak më personal shkruar nga Kadare, i cili titullohet ‘’Mëngjeset në Kafe Rostand’’. Lehtësisht mund ta cilësoja si një formë ...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."