Skip to main content

Kaosit që trazoi "Një tufë rrezesh nëpër RE"


Dashuria ime për librat është një nga të pakëtat kujtime që mbaj qysh prej kohës kur memoria e fëmijës nuk premton për gjatë. Njësoj si përgjatë dashurive të mëdha, kur dëshiron t’i tregosh gjithë botës mbi emocionet e tua, kështu vendosa dhe unë të ndaja nëpërmjet Një tufë rrezesh nëpër RE, ndjesitë e mia mbi pasionin tim më të hershëm, librin.

Gjithçka nisi si një eksperiencë personale, pa pritur se herët a vonë, veç të afërmve dhe familjarëve të mi do përfshiheshin edhe të panjohur, pjesa më e madhe e të cilëve janë kthyer vërtet në miq. Në një realitet të vështirë, ku jeta dhe përditshmëria e një të riu është e pushtuar nga pasiguria, presioni për t’iu larguar një herë e përgjithmonë këtij vendi dhe këmbanat e vazhdueshme për ta braktisur e harruar një orë më parë drejt një të panjohure, gjithçka që unë krijova për veten është kjo hapësirë.

Për disa mund të konsiderohet një trend momental, për të tjerë një humbje kohe, për dashamirësit e librit një strehëz e përbashkët brenda së cilës na bashkon pasioni, por për mua është arratisja e ëmbël, që krijova për veten. Ende në të njëzetat e hershme, e sapodiplomuar, mes udhëkryqesh për të ardhmen, me dilemën e pazgjidhur të qëndrimit a braktisjes krijova për qëtësinë, kënaqësinë dhe grimcat e mia të lumturisë një pronë modeste intelektuale, të cilën dua ta mbroj me çdo kusht.

Besomëni ose jo, derimë tani që ndihem tërësisht e cënuar prej njërëzish të papërgjegjshëm, të cilët mund të përdorin shkrimet, mendimet, emocionet, përshtypjet dhe fjalët etua në mënyra të ndryshme, mbase edhe duke i zaptuar si të tyret nuk isha ndjerë kurrë më parë e grabitur. Personalisht nuk zotëroj ndonjë prone të konsiderueshme të luajtshme a të paluajtshme, por u ndjeva e plaçkitur më shumë se kurrë kur rastësisht lexova një pjesë identike të shkrimit tim të shitur si  mendimi i dikujt tjetër.

Episodeve si ky, tanimë ia kam humbur fillin e numërimit, por veçse më  prekin emocionalisht më bëjnë të reflektoj më gjatë. Më kanë ndodhur ngjarje të ngjashme me librari online ( për të cilat kam dyshimet e mia të thella nëse janë të regjistruara si biznese korrekte), gazeta të njohura e të panjohura, individ, të cilët  shtiren si “lexues të çertifikuar” , anonim të larmishëm, të cilët fshihen pas pseudonimeve etj.

Së pari, unë nuk e kisha ndjerë më parë rëndësinë dhe lëndimin e cënimit të çfarëdolloj zotërimi më tepër se sot. Së dyti, bota e internetit, mediave dhe rrjeteve sociale gjendet në një kakofoni kolektive, por kjo nuk duhet kurrsesi të na bëjë të mësohemi me mungesën e profesionalizmit dhe etikës. Së treti, dikush duhet t’u mësojë shqiptarëve ( intelektual e jo vetëm) rëndësinë e të cituarit. Mbase, këtij aspekti nuk i vendoset rëndësi as në detyrat shkollore dhe ky keqedukim përkthehet në qytetar të pakujdesshëm.

Me shpresën se asnjë krijues modest, artist a njeri i thjeshtë, i cili merr guximin të publikojë krijimin e tij nuk do përballet më me ngjarje të tilla të shëmtuara e të pabesa dhe duke ju falenderuar për gjithë mesazhet tuaja të ngrohta e të përzemërta.

Rilexohemi shpejt,                                           
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *