Skip to main content

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera.

Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet.

Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.  Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të gjallë modern.

Për shkak të dashurisë sime të pakufijtë për autorët vendas, po e nis pahumbur kohe me të parin që mbërrin në mendjen e lexuesëve të rregulltë e atyre më sporadik, Ismail Kadare. Pak libra të tij mund të më kenë mbetur ende palexuar me vetëdije. Kryesisht janë libra të karakterit më pak letrar e të viteve të fundit. Kadare është një autor, zhgënjimin nga i cili as që e mendoj. Secili botim i tij është I kuruar në detaje për ta kthyer jo vetëm në një copëz shpirti mbushur me intelekt, por gjithashtu një objekt estetikisht të këndshëm, të dëshirueshëm e të kollarisur me finesë.

Autori i dytë shqiptarë, të cilin dua të përmend në këtë listë të shkurtër është një  zbulim ende i ri për të gjithë ne. Pavarësisht se kemi pak vite që jetojmë me letërsinë e tij, unë e dua sikur ta kisha lexuar një jetë Tom Kukën. Tom Kuka është mendja e mrekullueshme, që shpluros fjalët arkaike, të harruara, të papërdorura shqipe. Tom Kuka është autori surprizë, i cili i dha një frymëmarrje aq të këndshme letërsisë shqipe. Pavarësisht librave njëri më i veçantë se tjetri, që kemi lexuar prej tij derimë tani, unë jam e bindur se kulmi i tij artistik është pak më tutje dhe jam e dëshiruar ta jetoj njësoj si romanet katër romanet e tij të parë e të furishëm emocionalisht.

Tani, po I kthehem lundrimit në ujërat e letërsisë së huaj. Pa menduar shumë, menjëherë ndjej të flas për Margaret Atwood, si një nga shkrimtaret që e blej, e lexoj dhe e përpij. Realitet që ajo ndërton aq të pamundura e të prekshme figurativisht dhe suspanca e pakurueshme në veprat e saj, ma mbajnë gjatë gjithë leximit zemrën peshë. Teksa lexoj Atwood ndihem e indinjuar, emocionale, e fortë dhe e pafuqishme njëkohësisht. Duket se ky është pikërisht çasti për të lexuar letërsinë e saj në gjithë botën, e sidomos në Shqipëri ku koncepti për lirinë, barazinë, padrejtësinë dhe ndrydhjen e shtypjen kanë qënë gjithnjë të mbrashtë.

Një tjetër shkrimtar tëpër i lexuar e i dashur, infektimit të të cilit nuk i shpëtova as unë është Haruki Murakami. Murakami të uron mirësëardhjen në labirinthe imagjinate e magjie. Veçantia e tij qëndron në dhjetra e qindra mundësive të interpretimit që i krijon letërsisë së tij. . Murakamin e kam zbuluar relativisht vonë, pasi pashpjeguar e refuzoja. Tanimë që jam ngopur tërësisht me të, refuzimit të mëparshëm i jap shpjegimin e një dashurie të madhe, të cilat rrallë ndodh të jenë me shikim të parë.

Në përfundim mund të thuhet se për të ndërtuar këtë listë kaq të shkurtër e pata tepër të vështirë, por ndoqa dy kritere kryesore: së pari, të zgjedhurit me zemër e së dyti, të zgjedhurit shkrimtarët aktual prej të cilëve presim ende kryevepra. Autorët e lartpërmendur i sugjeroj për këdo që ende nuk I ka lexuar, pasi ata që kanë lexuar qoftë edhe vetëm një libër me siguri që nuk i janë ndarë më kurrë.

 

Lexohemi shpejt,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *