Skip to main content

Pse leximi është forma më e mirë e kujdesit ndaj vetes


Shkëputja nga pasioni është një zemërthyerje e vërtetë, sidomos kur pas një pushimi të gjatë të pushton pakëz ndjenjë faji e copëza mërzi për gjithë këto muaj të humbur. Një tufë rrezesh nëpër RE dhe Nefos edhe pse janë krijuar nga një lexuese e ethshme për gjithë dashamirësit e librave nuk kanë qenë kurrë hapësira, ku predikimi për leximin kthehet në i mërzitshëm. Fatkeqësisht, përditshmëria, punët, shkolla, aktivitetet e angazhimet nuk na krijojnë gjithnjë mundësinë për të qënë lexuesit e përpiktë. Megjithatë, këtu jemi për ta rregulluar këtë së bashku.

Si një rikujtesë të vockël, për këdo që ka ca kohë që i është larguar leximit e po përballet kohët e fundit me ndonjë vështirësi  (krejtësisht të parëndësishme nëse nuk lidhet me shëndetin), sot dua të ndaj me ju disa arsye pse leximi është forma më e këndshme e kujdesit ndaj vetes. Megjithë këto lajme bombastike në rrjet rreth kujdesit për vetën parë në këndveshtrimin e një lekurë të shndritshme, flokëve të mahnitshëm e trupit të skulpturuar, pak për të thënë aspak kam vënë re të flitet për leximin, si një nga format më të rëndësishme të kujdesit për shëndetin mendor dhe emocional.

Më poshtë po ndaj me ju përfitimet që kam hasur prej vitesh prej leximit në jetën time:

  •       Leximi ndihmon të shuash botën.

Kaosi në të cilin jetojmë ka nevojë të shuhet hera-herës. Natyrisht, kjo është nga gjërat më të vështira për t’u kryer me vetëdije kur je para udhëkryqesh të mëdha jetësore, por është e vetmja mënyrë për t’u rikthyer tek vetja. Leximi hap lehtësisht portat e një bote tjetër, cilin do zhaner librash të zgjidhni. Arratisja nga realiteti ndihmon me lehtësimin nga stresi dhe qetësimin e ankthit.

Problemet me ankthin konsiderohen ende si një stigmë për t’u diskutuar në shoqëritë që shëndetin emocional e psikologjik nuk e kanë aq parësor, por kjo nuk do të thotë se këto përshtjellime nuk I përjeton secili prej nesh.

Në të tilla raste mjafton të dëgjosh zërin e brendshëm rreth preferencave të leximit e të mos nisesh të lexosh çfarë sugjeron njëri e cilin libër të dhuron tjetri. Lexo çfarëdo që të bën të ndihesh më mirë!

  •  Leximi parandalon sëmundje.

Prej leximit kam vënë re se kam kultivuar një memorie të jashtëzakonshme. Të lexuarit është një formë aktiviteti për mendjen dhe është e vërtetuar se leximi parandalon sëmundje si Alzheimer. Gjithashtu, pas ndonjë shkëputje të konsiderueshme ndaj leximit kam hasur jo vëtëm vështirësi në përqëndrim, por njëkohësisht edhe kujtesë të shkurtër të çuditshme. Askujt nuk I duhen këto probleme, ndaj leximi duhet të shndërruar në një aktivitet ditor të rëndësishëm.

  •  Leximi ndihmon të pushosh më mirë.

Thuhet se për të përgatitur trupin të pushojë ndihmon aroma e livandos, çaji i kamomilit e shkëputja nga ekranet elektronik, ndërsa unë kam vënë re se për të pushuar më mirë ndihmon leximi. Leximi në mbrëmje është mënyra më e mirë për t’I dhënë trurit sinjalet e pushimit dhe ndihmon përnjëherë me pagjumësinë.

  •   Leximi stimulon empatinë.

Empatia është vyrtyt i një njeriu me inteligjencë të kultivuar emocionale. Kjo e fundit është arma më e rëndësishme e botës në të cilën jetojmë si në aspektin profesional  edhe në atë personal. Për të mos harruar që është tipar dallues i liderave të vërtetë. Të gjitha këto karakteristika, të cilat do të bëjnë të diferencohesh tërësisht nga të tjerët janë vëtëm disa orë leximi në ditë larg. J

  • Leximi ndez kreativitetin.

Me siguri është e pamundur që të zotërosh talente artistike e një mendje inovative e mos ta vizitosh kurrë bibliotekën. Leximi është një ushqyes i përditshëm i kreativitetit dhe krijon mënyra të mrekullueshme e të veçanta të menduari, që vetëm një tjetër lexues i kupton.

                                     

Me anë të këtyre përfitimeve si formë e kujdesit të vetes nëpërmjet leximit, jo vëtëm dëshiroja të rikthehesha mes jush, por njëkohësisht t’i rikujtoja vetes gjithë të mirat që leximi e librat më kanë dhënë, duke shpresuar se mund të frymëzojnë ndokënd.


Lexohemi shumë më shpejt sesa mendoni J,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *