Skip to main content

Dua te shuaj yjet per ty...






Ate mbremje, gjumi nuk parapelqeu te me rrembente te teren. Pas perpelitjeve te kota dhe perpjekjeve pa asnje rezultat per clodhje e enderrime, hoqa dora dhe une prej tij, njesoj si ai prej meje. Nxitimthi braktisa ngrohtesine e shtratit , menjehere rrembeva nje pelhure te lehte dhe u ula prane qelqeve te dhomes sime.

I ftohti kishte pershtjell  gjithcka. Qyteti zgjohej me bryme, e ngrysej me ngrica, por ajri i ngrohte qe me rrethonte, po me merrte frymen ndaj rreshqita dritaren pa menduar per acarin, por duke deshiruar oksigjenin. Mbylla syte e lash eren kallkan te veriut te me ftohte faqet e te me shpurpuriste floket. Ashtu me syte e fikura, rashe ne nje gjendje qetesie e cila nuk lejonte as mendimin me kokeforte a kokecares te kalonte neper mua. Qendrova ashtu per s'di sesa. Harrova kohen e hapesiren. Harrova naten, te ftohtin, eren, dritaren e lagjen time te zhurmshme. Harrova zgjimin heret ne mengjes te nesermen e harrova per pak dhe veten, derisa nje arome mbytese me mbeshtolli edhe mua.

Ishte nje ere e rende karboni,  e cila rremonte ne mushkrite e mia sikur ta dinte se e urreja. Hapa syte dhe e ula veshtrimin atje poshte ne rruge ku s'dallohej kembe njeriu e as nuk degjohej ndonje mermeritje. Nuk me zuri syri asgje. Kuptova se me siguri po digjej dicka.

Pas aromes filloi te dukej edhe tymi. Ishte nje re e dendur, e hirte , e cili dukej sikur deshironte te kapte qiellin. Era e forte luante me te. Here e drejtonte majtas e here djathtas a thua se formonte figura te padeshifrueshme gjeometrike.

Kesaj rradhe e zgjata trupin mbi parmakun e dritares per te pare me mire se nga vinte gjitha ajo duman gri pluhuri. Me veshtiresi me zuri syri nje grua. Vetem nga floket e dendur e te bukur te zinj, gjithe onde e kuptova se ishte nje grua. Ishte e veshur holle, e kraheve kishte hedhur nje batanije te vjeter te gjelber me pikla kafe. Brenda kraharorit te saj degjohej nje cingerrime. Ishte nje ze i mbytur, i cili gati behej inekzistent nga i ftohti e terri. Dukej nje ze kryenec, i cili pavaresisht erresires, acarit apo gaces dhe zjarrit nuk dorezohej, vazhdonte pershperiste atje ne ngrohtesine e gjoksit te gruas. Ishte aq kembengules saqe fitoi. Gruaja e leshoi femijen nga ngrohtesia e trupit te saj dhe e uli edhe ate prane zjarrit bubulak, por me arome te tmerrshme, te cilin e kishte ndezur vetem me disa kartone te vjeter e copeza letrash te gjetura sa atje-ketu.

As vete se kuptova perse, ama gjithe trupin ma pushtoi nje gezim kur e pashe se nga vinte ajo cjerrja luftarake e zerit. Ishte nje djalosh i vockel, jo me shume se tre-kater vjecar, me pak floke, faqe te rrumbullaketa te kuqe, e docka te shendosha, nga ku formoheshin ca gropeza te lezecme ne bashkimin e dores me gishtat. Ai u ngrit ne kembe, anes mamase dhe drejtonte duart per nga flaket. Degjova kur me qortim e ema i thirri: '' Mos u afro shume!'' dhe pergjigja e tij me shkronjat qe nuk i shqiptonte mire te gjitha ishte e guximshme: '' Jo, jo nuk kam frike une. Mua me pelqen me shume kur me digjen duart sesa kur me ngrine.''

U ndjeva fajtore. Fajtore pse une kisha nje shtrat te ngrohte e ai vogelush kishte vec nje zjarr te piset; fajtore pse nuk e merrja guximin e ne mes te nates ti ftoja ne ngrohtesine e shtepise time, ku asgje me shume se c'kane nuk do gjenin, por vetem nje strehe te sigurt e nje sofer bujare. Ndihesha fajtore pse nuk i shuajta te gjitha yjet e qiellit e t'i beja drite e ngrohtesi atij.
Por faji nuk me beri njeri me te mire edhe pse nuk vura gjume ne sy ate nate e i ruaja te dy nga lart, por pa guxuar te zbrisja poshte.

Mengjesi erdhi kur filloi te dukej brerorja e Diellit te shendritshem. Levizjet e para nisen neper rruge e ata nuk tundeshin, sikur donin t'i tregonin botes se ata kishin ruajtur naten e te ftohtin. Shtepia  e tyre ishte trotuari poshte dritares sime dhe sonte nuk do i shoh me vetem nga lart, do i ftoj te shkartisim bashke zemrat e ngrohtesine.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *