Skip to main content

Lejoi engjejt te te mbrojne 👼








Kete mbremje qendron krah meje, mendueshem dhe heshtur. Asnje pershperitje nuk degjohet, asnje tingull nuk krijohet prej zerit tend. Ne thellesine e syve te tu, shoh gelimin e nje beteje te forte.
Lufta me demonet qe flejne ne mendjen tende eshte e dhimbshme. Demonet flasin pas teje dhe britmat e tyre oshetijne frikshem, shtyjne komplekset e tua te dominojne, nxisin ambicen, shtojne inatet, ngrejne nje mbreteri mllefi nga hiri e te bejne ty nje njeri egocentrik qe jeton per t'i dhene jete atyre. Ata marrin shpirt nga mendja jote e te lene ty pa fryme, me vdekje,me frike.

Zeri i erret te therret duke te kerkuar ta ndjekesh, ti besosh, te besh ashtu si ai thote. Ai kerkon te dominoje ndjenjat e tua, te pushtoje mendimet e te shkaterroje zemren. Lufta me demonet te cmend, te tundon te ezauron.

Po fundja si do e kuptoje vleren e engjejve te tu me prekje hyjnish e petka te bardha, me krahe puplash e arome miresie, nese demonet e erret me sy te kuq e shpirt djallezor  nuk do ekzistonin?
Engjejt mireplote, me aureolat e tyre plot drite e dashuri e kthejne luften mes teje dhe demoneve te mallkuar,ne nje drite te forte, verbuese por shpresedhenese. Engjejt e tu nuk te braktisin kurre. Ata ushqejne forcen tende per te luftuar me frikerat, cudite qe shkelin ne koken tende e dhimbjet qe leshon shpirti yt prej betejes se lashte sa vete bota.

Luftoi demonet e leri te rendin larg mendjes tende e fli qetesisht sonte prane meje. Lejoi engjejt te te mbrojne...

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *