Skip to main content

Regëtimat e ngrira







Teksa ecje perhumbur, mes rrugicash pa dalje, ne nje qytet ku naten mungonin dritat dhe e vetmja qe te ndiqte e sherbente si fanar per ty ishte nje Hene e pazakonte, e madhe, e ndritshme dhe shprehese, ne mendje vershonin pabesisisht prej skutave te tua me te erreta, dhjetra mendime. Nise te rikujtoje cdo gabim e cdo here qe harrove te thoje: ''Me fal''. Gabimet te drejtonin ne nje rruge pa krye, nga e cila zor se do largoheshe.

Vrapimthi duke u mendur me nje marramendje bezdisese me kembe qe ecnin kuturu e zhyteshin ne lymin e piset te ndergjegjes  e balten e qullet te rrugeve, etja te pushtoi te terin e ligeshtia nuk te shqitej prej shpirtit. Avulli qe dilte prej frymes se nxehte dukej sikur te vishte syte, por ne fakt nuk ishte i ngrohti i gjakut tend, por tronditja, tundimi, rraskapitja e sfilitja qe nuk kishte te sosur. Edhe ti ishe lodhur prej vetes, e doje te arratiseshe prej tij, ashtu sic ishte zhdukur cdokush afer teje.

Anes absides, nje lengate qe tingellonte si nje litani per ndihme e per lutje te perfshiu te terin. T'i trazoi edhe nje here mendimet e rremujshme e ta romiti shpirtin ne njeqind therrmija te grira e te vockla, sikur ti te ishe nje njeri me ndergjegje te paster, me zemer te bardhe. Mermerima e nje leneshe e cila mbytej nga lotet e fishkej dale-ngadale sikur dielli mes maleve pas nje dite te gjate, te beri pershtypje dhe ty qe cdo nate luteshe per mekatet e tua.

Qendroje si nje statuje e ngrire mermeri, por pa piedestale, ne mes te logut te vogel para kishes e nuk guxoje te hidhje nje hap me shume a nje livadhisje per tek zeri i vyshkur. Ajo dukej e mplakur, e tkurrur, e rrudhur me nje rube te zeze mbi krye e me lependra, lecka e zhele. Po as ti sishe me mire, kishe nje shpirt plot arna, ligesi, pabesi e haqe shume haqe per te lare. Bardhesia e shpirtit ishte neperkembur me kohe qe kur nise dredhirat, tradhetove veten e hodhe ne gremine gjithe jeten per te qene I Keqi, per t'iu dhene zulmes, per te dashur famen e per te ushqyer egon.

As tani e as kurre nuk u duke se u bere pishman edhe pse mbete vetem, me nje zemer bosh e me nje mendje te pushtuar nga demonet, frikerat e tua e kotesirat te cilave iu dhe pavaresisht cmimit te dimrit te ftohte te shpirtit. Me nje revan te lehte, duke u shtirur si lojcak e me sy qe te lamburisnin nga djallezia, iu bashkove lukunise se talljeve, u harbove me turmen e u afrove prane te hetaira e i hodhe nje dyshke flori te shprishur  nga koha. Tringellima e metalit ne siperfaqen e asfaltit ia terhoqi vemendjen, ngriti syte e fikur dhe tha me fjale neper dhembe:

 ''Jam ne flake te agzotit, ne mes te maskarades ku te gjithe shtiren si besimtare e te gjithe jane maskarenj, por nuk lejoj te perflak veten ne meshire e aq me pak te thek trupin ne pandershmeri. Ti paske qene i marre !'',-fishkelleu fjalet me thumba e romuz dhe plot neveri e shtyu dyshken tende me majen e kepuces se hapur nga ku dukej nje lekure e bardhe si bora.

Ti ishe vertet i pamend e i marre. As sonte nuk u bere dot limani i se mires, i shpreses e buzeqeshjes, por ti mos u trishto mbase nje dite do behesh martir ne vendin ku ligesia perligjet per trimeri e ku burreria perbuzet si kotesi.


©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *