Skip to main content

KLUBI I LIBRIT || #rrembelibrin ''Kukullat nuk kanë Atdhe''







Postimi i sotëm i kushtohet i gjithi librave. Letersia ushqen shpirtin dhe Klubi i Librit është konceptuar si një oaz i përbashket qetësie, përthithje dijesh dhe emocionesh që vetëm librat falin.

Muaji Janar, solli në #rrembelibrin një autore shqiptare të vecantë, të vlërësuar dhe mirënjohur. Flutura Acka një zë i fuqishëm që i bertet lakuriq problematikat sociale shqiptare. Një autore e dashur, e cila ka rrëmbyer zemrën e cdo lexuesi me origjinalitetin e të shkruarit, trajtimin e realitetin pa asnje zbukurim bosh dhe dramën e rrefyer prej rrugicave më të pandricuara të shpirtit. 

''Kukullat nuk kanë Atdhe'' shfaq dramën e kukullave që ne njohim, që kemi takuar ose jemi, në një Atdhe burrash frikacakë, ku ende vajzat dhe gratë shihen si nje shtojcë me pak të drejta dhe si një qenie pa gojë e pa mendje, por vetëm e bukur, si pronë,si kukulla e burrit të saj.

Në këte roman këndon dhimbja, vë kujën vdekja dhe gjëmon fatkeqesia që solli e qe nuk po di të ndalet një tranzicion i pafund, gati qesharak e i pabesueshëm.  Vitet e tranzitit e ndyshuan gruan shqiptare, i dhanë ca më shumë mundësi, i dhuruan ca  më shumë mbështetje, por kjo vetëm si një fasadë e bukur sipërfaqësore, si qershia mbi tortë e thirrjeve dhe ulërimave '' E DUAM SHQIPERINË SI GJITHË EUROPËN''. Në të vertetë ajo që jetohet cdo ditë në këtë atdhe kukullash, ku cdo mbremje në lajme degjojmë krime mbi nënat,gratë, vajzat  e qe shumica cilësohen si ''Krime Pasioni'' të krijon një përshtjellim tmerri, një urrejtje për këta burra cnjerëzor kukullash. Prej rreshtave të librit zgjohet një rebelim kundër atdheut që nuk bën aq sa NE meritojmë. 

Teksa  lexon gjendesh gjithmonë mes dilemash në duhet të jesh njeriu me ndërgjegjen e pastër, që punon, mundohesh e në fund ëndërron i qetë disa ditë pushime në vit, apo duhet të jesh i pashpirti, mashtruesi, ai që për para do bënte gjithcka madje edhe te linte birin e tij pa nënën e që për pushtet ështe gati të mbaj edhe vrasjet mbi supe. Përhumbesh papritur në jetën dhe mendjen e kukullës së një burri te pushtetshem, por që nuk i kanë shkelqyer kurrë sytë nga lumturia e nga dashuria e sinqertë, pavaresisht qindra palëve të kepucëve e cantave të ëndërrueshme. Endesh në dramën e një gruaje që kërkon lirinë për të ekzistuar, lirinë për të vendosur, lirinë për të qënë e zonja e vetes, lirinë për t’i thënë  JO cdo padrejtësie që sheh e bën sikur nuk e kupton. Frymon në mes të një bote ku fjala dashuri është varrosur bashkë me të shkuarën, ku fjala moral përligjet vëtem para të tjerëve dhe sytë e të gjithëve ndizen flakë nga egoizmi dhe ligësia.

Mbi të gjitha perjeton sulmin e opinionit, thashethemeve që nuk lënë askënd në prehje e thërjen në shpirt, pse edhe ti je femër e mbase edhe kukull edhe nuk ke asnjë forcë të mbinatyrshme ta ndryshosh atdheun, por kukullat nuk kanë atdhe, e atdheu i ka harruar kukullat.


 Ju ftoj në lexim,
©RE


Comments

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *