Skip to main content

Mbreteresha e debores







Historia qe deshiroj te ndaj me ju sot eshte nje deshmi ndryshimi.

'' Kush ishe ti para se te ta thyenin zemren?''

Syte e saj ishin nje akuarel ngjyrash pastel, nga ku buronte arti me magjepses i historise njerezore. Ato flisnin per endrra, buzeqeshin, e ne cdo veshtrim qe hidhte si pa te keq ne qiell, shfaqnin lutjet qe i drejtoje per tek ai. Ato dy xixellonja drite ishin ne harmoni te praruar me rrahjet e saj, te sinqerta e te besuara. Buzet e saj nuk shkriheshin kurre ne gaz, por gjithmone dukeshin si nje bilur, nje kristal i paster, i akullte, te cilin nga frika se mos thyehej as ai nuk guxonte ta zhdukte ate buzeqeshje te qelqte.  Duarte e saj, falnin prekje mendafshi, aspak te ftohta, gjithmone te hijshme, si vete floket e gjate te florinjte e gersheti i thurur kurore fijezash.

Enderrimet e percillnin pergjithnje ne nje kuvli dashurie, por brishtesia e saj e pelqente ndenjen e roberimit te dashurise. Asnje kulvi s'do ishte e deshiruar, madje as ajo e  ngrohtesise se dashurise se madhe, por ti s'mund ta kuptosh. Ti se ke provuar kurre te qendrosh ne zgripen e nje humnere, te vendosesh fort kembet per te mos humbur ekuilibrin, te besh lloje-lloje lekundjesh, por asnjera mos te te rrezoje e te mbash veten sepse askush nuk gjendet per te te mbajtur ty, te besh hapa andante pas e te gjesh sigurine e munguar. Kjo eshte arsyeja pse ti nuk e kupton nje zgaver te mbyllur, thuajse nje burgosje nga dashuria.

Ne mes te stuhise se tufanit me te madh te dimrit te gjate te varferise, edhe pse ne kulmin e pranveres se rinise, kafazi i dashurise per te u ndodh si nje blatim prej hyjnishe, si nje shenje mirenjohjeje per shpresen ne syte  e kembet e saj te padridhura ne betajat qe ata e sprovuan.

Te pata pershperitur, si me cicerimen e nje trumcaku te ftohur, qe ka frike mos bej deme, se asnje burgosje nuk eshte e embel, as kur behet  fjale per dashuri, por ti nuk ma vure veshin asnjehere. Me the se keto ishin dokrra, brockulla te kota e mbase guxove edhe te mendoje se une isha kthyer ne nje lakmitare te pacipe, por asnjera nga keto sot nuk ka rendesi.

Sot jemi te dyja bashke, ku pas nje trokitjeje te vrullshme ne porten e strehezes tende te ngrohte, erdhi nje lajm i furishem. Me tregove se po zhvishte shpirtin tend me nje shikim prej sysh te kuq, sy te padeshiruar, sy te eger. Me the se turfullonte neper shtepi, te deshmonte se ky ishte nje largim, nje nga ato ikjet pa kthim pas. Me shpjegoje se zeri i tij arrinte ne kumtim e i yti ulej deri ne mermeritje.

Lotet kishin ndezur nje flake te perveluar ne fytyren tende nga e cila shkriu edhe buzeqeshja jote e ngrire. Me the se kafazi i dashurise ishte liria jote e perseri po refuzon ta mberthesh pas vetes lirine e vertete, lirine e se drejtes, lirine qe Zoti ta fali bashke me bukurine. Ai u end gjetke,e ti u shtrive perdhe duke u pergjeruar per burgosje, per roberi.

Mbase per shume gjate ti do qendrosh aty, si nje hije qe i vjen rrotull jetes se saj, derisa mendja te vrapoje aq larg sa te humbasi rrugen e shpirti te ndricohet prej Zotit,e te te ktheje rrugen e humbur, por jo roberine e munguar. Sonte lotet e tu nuk do jene miqte besnik vetmitare. Une do pres agimin me ty derisa te bindesh te mos mbjellesh frike e as fajesim. Do qendroj prane teje, derisa te rigjesh pafajesine e nje dite ai do vije drejt teje, por ti nuk do hidhesh ne krahet e tij, do rendesh me lirine nder duar per tek endrrat e humbura.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *