Skip to main content

Si t'i rikthehemi leximit? Disa këshilla praktike për këdo








Nje libër i mirë ka fuqinë të ndryshojë jeten tënde. Të lexuarit është një proces i  rëndësishëm për zhvillimin shpirtëror dhe mental . Leximi ndërton pjesë të karakterit të cilat asnjë formë tjetër nuk ka aftesinë t’i ndryshojë. Koha që i kushton të lexuarit tregon sesa e do veten dhe sesa je i aftë të përthithësh nga bota për të zgjuar kreativitetin, frymëzimin dhe motivimin.

Lufta e vërtete në kohën e telefonëve inteligjent dhe rrjeteve sociale,të cilët gumëzhijnë nga gjithcka sipërfaqësore dhe nga pak gjë, e cila shërben si ushqim për shpirtin është të rikthejmë në vëmendjen e të gjithëve LIBRAT. Justifikimi  që i madh e i vogël ka në majë të gjuhës kur pyetet për marrëdhënien e tij të vakët me librat është mungesa e kohës së lirë.

Sot dua të ndaj disa keshilla praktike për të bërë një hap para dhe për t’iu rikthyer dashurisë me librin, i cili është sfumuar nga rrjetet sociale.

  •       LIBRAT NUK JANË VETËM PËR KOHËN E LIRË
Këshilla e parë është të përfshish aktivitetin e leximit në programin tënd ditor. Rëndësia e frekuentimit të rregullt të palestres për të mbajtur trupin në formë duhet të barazohet me kohën e shpenzuar për të ushqyer trurin dhe shpirtin me një liber te bukur.

  •          MERRE LIBRIN GJITHMONË ME VETE
Në përditshmëri  hasemi me trafikun e padurueshëm, vonesat e rradhët e gjata dhe ajo qe bëjmë për  t’i shpëtuar janë rrjetet sociale. Pse të duhet Instagrami kur në cante mund të kesh nje liber qe të shpeton pikerisht nga këto situata të bezdishme dhe t’i nuk e ndjen fare kohën që kalon në pritje?

  •        LEXO PARA SE TË FLESH
Pas rutinës tende të pernatëshme dhe kujdesit per veten, investo kohën e para gjumit duke u endur në botën e librave. Shkencërisht është vërtetuar se të lexuarit para gjumit ndikon në cilësinë e tij dhe shërben si një terapi relaksi pas një dite të ngarkuar. Mos hezito të mbash gjithnjë librin në krah të krevatit, si një kujtesë në rast se mund të harrohesh mes rrjeteve sociale.


  •        BASHKOHU NË GOODREADS
Goodreads është një komunitet virtual për lexuesit , I cili shërben për të rekomaduar dhe sygjeruar libra. Kjo faqe mund të të ndihmojë të motivohesh për të lexuar dhe gjithashtu aty mund të gjesh titullin e rradhes.

  •       BASHKOHU NË KLUBIN E LIBRIT
Ideja e nje Klubi Libri nuk është me një  risi, por është një mënyrë e jashtëzakonshme për të ndarë përshtypje me lexuesit e tjerë. Të qenit interaktiv ndërkohë që lexon mund të jëtë  një nga avantazhet e rrjeteve sociale. Klubi I Librit është formuar dhe në Shqiperi dhe mund të bashkoheni të gjithë në hashtagun #rrembelibrin.

  •        LIBRAT  NUK KANË PSE TË JENË GJITHMONË TRADICIONAL
Sot ekzistojnë me dhjetra aplikacione të cilat ofrojnë mijëra tituj librash falas në smartphone-in tend, një klikim larg. Vëtëm pasi ta kesh shkarkuar njërin prej këtyre apps nuk  ka më nevojë të ndihesh në faj pse harxhon aq shumë kohë me telefonin në duar, sepse tani koha jote po shfrytëzohet për të lexuar.


Tanimë, pas një doze të mire motivimi për t’iu bashkuar leximit nuk të mbetet gjë tjetër  vecse të rrëmbesh librin e papërfunduar prej kohësh ose të trokasësh në librarinë më të afërtë për një titull të ri.

Lexohemi  së shpejti me të tjerë artikuj mbi librat,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *