Skip to main content

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet



Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër  temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi.
Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë  në internet.
Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të bukur dhe interesant, kryesisht në gjuhën angleze, por pa munguar edhe një faqe, e cila ofron tituj në shqip.

1. Bibliomania 

Bibliomania është një faqe shumë e dobishme, tek e cila do të gjeni qindra tituj librash kryesisht në gjuhën angleze dhe frënge, të zhanerve të ndryshëm. Njëkohësisht duhet theksuar se ky site mund t'i sherbejë dhe studentëve për lexime të detajuara në fusha të vecanta studimore. Një specifike e faqes është thjeshtësia me të cilën është ndërtuar dhe fakti se mund të përdoret lehtësisht nga kushdo. Vizitojeni dhe më besoni nuk do largoheni pa nisur leximin e ndonjë libri.

2. Page by page books

Ky site i shërben cdo lexuesi, i cili ka dëshirë të zhyten në letërsinë klasike amerikane dhe angleze. Në këtë faqe mund të lexoni tituj të jashtëzakonshëm nga autorët më të mirë të botës dhe të gjitha janë papagesë. Cfarë pret akoma?  James Russell Loëell, Charles Kingsley,Charles Dickens etj. po të presin! :)

3.Questia

Questia është një nga sitet më të mirëorganizuar që kam hasur ndonjëherë. Në këtë faqe online do mund të lexoni libra jo vetëm në fushën e letërsisë, por gjithashtu në fusha si: arti, komunikimi, biznesi, religjioni,muzika, sociologjia, teknologjia etj. Një tjetër avantazh i kësaj faqe është kategorizimi i letërsisë nëpërmjet aspektit gjeografik dhe historik, gjë e cila ndihmon cdo lexues të gjej lehtesisht librin që i duhet.

4.Wattpad

Wattpad është një faqe në të cilën mund të lexoni letërsinë bashkëkohore dhe jo vetëm. Autorët e rinj gëlojnë në Wattpad dhe një nga anët pozitive të saj është grafika e thjeshtë, tërheqëse e faqes dhe njëkohësisht fakti se mund të gjendet në App Store dhe Google Play, përvecse online. 

5.International Children's Digital Libray

Në #njetuferrezeshneperre i kushtojmë një rëndësi të vecantë letersisë për fëmijë, prandaj në këtë listim nuk mund të mungonte një faqe e cila do ndihmonte prindërit dhe fëmijet me libra edukativ dhe interesant për të vegjlit. Në këtë site mund të gjeni tituj nga më të ndryshmit, të ndare në kategori sipas moshës së femijës, cmimeve që libri ka fituar, apo historisë që ai përcjell. Kjo është një faqe e cila i shërben të gjithë prindërve që paralelisht me gjuhën shqipe i kushtojnë vëmendje studimit të gjuhës angleze nga fëmijët e tyre. Më besoni kjo faqe do ju ndihmojë! 

6.Librat Online 

Kjo faqe përcjell disa tituj të bukur dhe të rëndësishëm në gjuhën shqipe. Numri i librave është i kufizuar, megjithatë autorët e përzgjedhur nga kjo faqe janë të mirënjohur dhe nuk duhen lënë pa lexuar. 
Në përfundim, dua të theksoj se nuk ka rendesi nëse zgjedhim të lexojmë në formën klasike apo atë elektronike, e rëndësishme është të ndricojmë mendjen me libra të mirë. Gjithashtu, do ju ftoja të gjitheve te jepnit sugjerimet tuaja mbi faqe të tjera të cilat përdorni dhe ia keshilloni dhe lexuesve të tjerë në Instagram https://www.instagram.com/njetuferrezeshneperre/ ose në blog.

Lexohemi të shtunën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *