Skip to main content

Ndrin



Agoi…
Dhe sot përsëri zgjohem në një mëngjes të trishtë,
S'ka rëndësi sa miliona fije rrezesh po leshon ai diell,
Dielli ynë.

Përmes reve të pafundta po fluturoj,
jo s’kam nevoj  për krahë,
kur ty të mendoj.

Perëndoi…
Dhe vendin Hënës ia la,
yjet më duken si sytë  e tu,
kur dikur vezullonin   duke më vështruar mua.

Ftohtë…
Nata sapo më mbështolli,
me petkun e saj të zi,
por sytë do i mbyll,
gjumi do më zë,
dhe në endrra ty do të shoh përsëri.

Përmes oqeanit të tejskajshëm,
s'më zë syri asnjë varkë.
Mbase stuhia e vdekjes i  ka pushtuar,
sic bëri me ty dikur.


Jo as majat e maleve që doje t'i ngjisja si shoh më,
Mjegulla e tmerrshme e vetmsië i paska pështjellë.

Po me pianon e vjetër ç’u bë?
Tani askush s'mund ta luaj atë melodi.
Akulli ka shkrirë edhe pse une dhe ti duam kaq shumë qe të mos vij pranvera.
S'ka pranverë pa ty.
S'celin lulet në këtë qytet që e ka rrëmbyer rutina,
Se kështu  janë edhe ditët pa mua, pa ty.

Mund  të fluturoj  me gjith' aeroplanët e botës qe të  t’harroj,
po kurrë s'do mund ta bëj,
se me pas boshi do më pushtoj.

Dhe tani qe s'je më,
Dicka më bën të luftoj,
Mbase je ti, mbase shpirti yt.

 E di qe je këtu me mua nderkohë që po të shkruaj,
Ta ndjej aromën,
E degjoj kërcitjen e hapave të tu,
S'të shoh, por jam e bindur që je  këtu.

Po qan, apo po qesh këtë se di,
Ama e di se ti më pret në pafundësi... 

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *