Skip to main content

Pesë dobitë e leximit në përditshmërinë tonë




Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta dhe artikulli i sotëm shërben si një kujtesë e të gjitha aspekteve pozitive të cilat leximi sjell dhe si një këmbanë thirrje për të rrëmbyer sa më shpejt të mundësh librin që ke lënë përgjysëm prej kohësh.
Në vazhdim, do përmbledh vetëm pesë nga dobitë e librit në jetën tënde.

1.DIJET DHE NJOHURITË NUK JANË KURRË TË TEPËRTA.

Funksioni i parë i librave është ai inforumues. Secili duhet të zgjedhi mes larmisë së titujve atë që i duket  më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij akademik apo atë që përmbush kuriozitetet e tij. Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh kurrë, por vetem meson të perfeksionohesh në notin e lodhshëm të përditshmërisë.

2. NJË FJALOR I PASUR DHE NJË ARTIKULIM I RRJEDHSHËM NUK TË TRADHËTOJNË KURRË.

Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problemi më i madh është të artikuluarit? Jam e bindur që përgjigja e të gjithëve ne është ''Shumë herë.'' . Situatat e sikletshme, intervistat e punës, prezantimet përpara një grupi të madh njerëzish, e shumë raste të ngjashme bllokojnë  funskionin normal mendor dhe te folurit dhe kjo prej stresit dhe ankthit që krijohet, por librat ndryshojnë gjithcka.
Asnjë situatë nuk e gjen të papërgatitur dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit. Pasurimi i fjalorit të përditshëm, eleminimi i cdo huazimi, i cili aq sa e zgjeron edhe e vret gjuhën shqipe, por mbi të gjitha zhdërvjelltësia që të fal leximi, të bën që në cdo situatë të dalësh faqebardhë. Aftesitë e mira shprehëse dhe aftësitë e thella analitike që ndërtohen prej leximit ndihmojnë njëkohësisht në aftësitë shkruese, të cilave i vihet cdo ditë e më shumë rëndësi.

3.LEXIMI ËSHTË PALESTRA E MENDJES.

Titulli i mesiperm nuk është aspak i cuditshëm. Një nga aktivitetet që ndihmon kujtesën tënde është pikërisht leximi. Shkencëtarët kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit është 3 hërë më i rrënjosur në memorien tënde dhe më i përdorshëm prej teje, sesa informacioni i marrë nga mediat audiovizive. Nëse dëshiron që kujtesa jote të jetë e pagabueshme deri në fund të jetës kushtoi leximit minimalisht një orë në ditë. Justifikimet kur bëhet fjalë për leximin janë të papranueshme.

4.LEXIMI ELEMINON STRESIN DHE PËRFORCON PËRQËNDRIMIN.

Stresi duket se është fjala më e përdorur në përditshmerinë tonë. Në punë hasemi me të, në shkollë ushtrohet stres, madje edhe në pritje të operacioneve të përditshme në institucione bankare apo shtetërore ndjen stresin dhe padurimin. Kundër të gjithë këtyre faktorëve të jashtëm të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin tonë lufton leximi.
Leximi ka aftësinë të zhvendosi mendjen tënde në botën e tij, duke të bërë të harrosh  të gjitha problemet e vogla të kaluara gjatë ditës. Koha në të cilën zhytesh në lexim, të ndihmon të kalisësh durimin dhe të forcosh përqëndrimin. Këto dy të fundit janë probleme të hasura gjerësisht në ditët tona në një kohë  kur përqëndrimi largohet vetëm nga një trigëllimë e njoftimeve të telefonit.

5.TË LEXUARIT ËSHTË NJË VEPRIMTARI ARGËTUESE.

Leximi nuk duhet të konsiderohet si detyrim, mbi te gjitha ai është argëtim. Një libër i mirë mundet të largojë cdo pakënaqësi të ditës dhe mes miliona titujve të përkthyer në shqip ose ato në gjuhët origjinale me siguri do gjesh veten diku.

Në përfundim të këtij artikulli do ishte vërtet lumturi nëse disa prej jush janë frymëzuar të perfshihen në librin e tyre dhe të investojnë kohë cilësore për shëndetin e tyre mendor dhe emocional.


Lexohemi javën e ardhshme,
©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *