Skip to main content

Fëmijët sybajame



Sot do të shkruaj ty,

ty që qesh me mua sa herë më hedh vështrimet teksa unë hidhem e përdridhem në trotuarët e qytetit tonë; sa herë kërcej edhe pa tingujt e muzikës dhe sa herë kuptoj se në mendjen time luan një violinë e në zemër një orkester simfonike.

Ty që flet për mua sikur unë mos të dëgjoja, që më tregon me gisht, me shinjestron në tallje e më vë në lojë.

Ty që habitesh kur unë shtrihem në barin e njomë pranverore të lulishtes së parë që më del përpara dhe argetohem duke mbledhur lule dhe mundohem të ndjek zogjtë teksa ngrihen në fluturim.

Ty që të frikeson ideja e të paturit një familjar si unë, a thua se unë jam ndryshe nga ty.

Ty që sytë e mi në formë bajameje të duken të cuditshëm, por ato thjesht mua më bejnë të vecantë.

Ty që harron se cdo femijë është një mrekulli e Zotit dhe une jam njëra prej tyre.

Ty që më përcmon, nuk më dëgjon teksa përpiqem të tregoj dicka; ty që nuk më konsideron si të barabartë dhe më harron sikur të isha një objekt frymëkëmbyes.

Ty që harron sa talente kam unë, sa shume i dua të gjithë, sa shumë kujdesem për të tjeret.

Ty që përpiqesh të më kujtosh se jeta ime do jetë më e veshtirë se e bashkëmoshatarëve të mi dhe për këtë faji qëndron tek ai një kromozoni im i shtuar.

Ty që kujton se nuk të kuptoj, se unë nuk shoh, ndjej e dëgjoj si të tjerët.

Ty që mundohesh të pikëllosh gjithë vitin tim, por harron se unë jam një tufë rrezesh, në jetën time, tënden dhe të gjithëve.

Unë jam një copëz pranverë, një dritë dielli, një dashuri.


©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *