Skip to main content

Vetëm nëse je një grua...





Sa vajza dhe gra u zgjuan dhe sot feministe?


Kështu dua ta nis postimin e kësaj jave, i cili nuk kishte si të ishte për një temë tjetër vecse për vajzat dhe gratë. Nganjëherë 8 Marsi më duket si një flluskë sapuni, të cilën fatkeqësisht shumica e grave më duket se i gëzohen si për të shpërblyer vuajtjet e një viti të tërë.

Një vit plot dhunë, shuplaka, denigrim, pabarazi, egoizëm, lot, vrasje në familje dhe një ditë me lule e cokollata qe ia fshijnë gruas gjithë helmin e një jete. Kjo nuk është asgjë tjetër vecse një gënjeshtër. Kjo paraqitet vetëm  si një fasadë, për t'i treguar botës se unë jam një nënë e lumtur, një bashkëshorte e respektuar, një grua e pavarur, një profesioniste e barabartë me kolegët e mi burra, por të gjitha e dimë se realiteti është i kundërt.

Jo më kot prita për këtë postim deri sot,pasi doja të lexoja në media të  përmendeshin gratë të cilat nuk i gjeti dot 8 marsi i djeshëm pikërsisht prej dhunës barbare e cila iu mori dhe jetën dhe bëri të linin të vetëm fëmijët e tyre. Dje nuk u fol për të ndjerën Fildes e as për të ndjerën Ariela, dje nuk u fol për dhunën, dje nuk u fol për të drejtat e grave, dje u festua. Dje edhe një herë si përhere u tregua se sa shpejt harrojmë ne. Sa shpejt e harrojmë vuajtjen, sa shpejt e fshehim dhimbjen, sa shpejt e ulim zërin kur bëhet fjala për të bërtitur kunder një padrejtësie, sa pak e duam veten.

Gra të traumatizuara, me hematoma të cilat i krijohen e i fshehin cdo ditë a thua se truket u krijuan pikërisht për t'i fshehur botës gjëmën në shtepitë tona. Cjerrjet e zërit, te cilat i bejnë fëmijët të mbyllin veshët me duar, të qajnë e të frikësohen dhe grate të durojnë tortuarat, paburrërinë e dikujt, të cilit nuk i thonë dot JO, prej varesisë ekonomike, prej varferisë, prej skamjes, prej frikes se ato qe mundën t’i thonin JO sot nuk ndodhen mes nesh, prej kërcenimeve, prej pambrojtjes, për hir të fëmijëve dhe c'është më e keqja prej opinionit të far e fisit, fqinjëve, miqve e shokëve.

Disa ngatërronin dje ditën e nënës me atë të gruas/vajzës, disa të tjerë mund të thonë:'' Po ti nuk festove prandaj po na gjykon neve qe gjithe vitin vuajmë e një dite më në fund morëm frerët e jetëve tona në duar dhe u dëfryem me njëra-tjetrën?'' , disa mbase bashkohen në mendimin tim.

8 Marsi duhet të jetë një ditë feste, por kur nje vit të tërë ke luftuar për drejtesi, i ke treguar vendin cdo burri të paburr që ende mendon se mund të këtë gratë nën këmbët e tij, ke qënë mbështetëse me gratë e tjera dhe ke ndërtuar një vepër të mirë për të gjitha gratë e pazë në shoqerinë tonë.

8 Marsi nuk është vetëm një ditë, 8 Marsi së bashku me forcën tonë, kurajon, durimin, inteligjencën dhe dashurinë duhet të manifestohet cdo dite, deri kur asnjë gruaje mos t’i shkaktohen më lot, vuajtje dhe dhunë.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *