Skip to main content

Së pari, TI


''Shumë vezullim, pak tharm jete, mendje, kohe të investuar në lexime, kaplim dijesh e diturie.''

Në këtë gëzim pranveror, ku natyra rrotullohet rreth këngës së zogjve, gumëzhimave të fluturakëve dhe lulëzimit të ngjyrave, dua të shkruaj  për ty.

Përditshmëria të krijon plot pasiguri, të cilat nuk di nga t'i përplasësh dhe si t'i përballosh. Ne zgjohemi e ngrysemi mes imazheve të përsosura, fytyrave mrekullisht simetrike, grave të bukura, fustaneve rrëzëllitës, bukurive luksoze e shumë pak shpirti. Kënaqësia e një shëtitje nëpër rrugët e zbrasura netëve të vona, me flokë të shkujdesur e veshje të rehatshme duket se është vanitur, prej heroinave të bukurisë, prej pushtimeve fatale të mendjes se e bukur je vetëm me trukun që na bën të ngjashëm e pa asnjë vecanti, edhe pse mund të konsiderohet ''difektoze''.

Ti je e bukur, edhe me fytyrën pa asnjë grimcë kremi mbulues apo pa qerpikët e shtuar. Ti je e bukur prej shkëlqimit të syve dhe piklave të vogla ngjyrë kafe, ku dielli ka lënë gjurmën e tij.

Ti je e mrekullueshme, me thinjat në flokët e tu, të cilat shkëlqejnë si në përralla sa herë rrezet e diellit zgjedhin të ndricojnë me qëllim madhështinë tende, aureolën e gruas dhe dashurisë.

Ti je fisnike, me rrudhat e vockla të formuara anës buzëve, prej buzëqeshjeve të shumta, me të tjerat rrudha të formuara mbi ballë, prej habisë që shfaq si me naivitetin e një fëmijë, dhe me ato të tjerat mes vetullave, të krijuara sa herë ngrysesh e dicka të shqeteson.

Ti je e adhurueshme, me ca kilogram më tepër  e me ca lexime më shumë. Ti bëhesh e bukur, me një mendje të hapur, me deshirën për t’u dritëruar.

Harroje përsosmërinë, gëzoju gjërave të vogla në jetë, që sjellin gëzimet më të mëdha dhe zgjidh gjithmonë veten, mes gjithë bukurive Të tjera të botës.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *