Skip to main content

Si të shkruani ese, kur ju mungon frymezimi




Gjithcka e kthyer në detyrim shëndërrohet në një ''torturë'' sfilitese. Të gjithëve na ndodh me angazhimet tona të përditshme të kemi ditë kur produktiviteti është i ulët dhe përqëndrimi i pamundur. Paramendoni se në një ditë të tillë, ku lodhja ka kapluar cdo shqisë tënden, detyra për të nesërmen të jetë një ese impeniative.


Paraprakisht, dua t'ju them se pas katër këshillave, të cilat do lexoni më poshtë, do kuptoni se lodhja nuk pranohet më si justifikim dhe e vetmja gjë që ju mbetet është të rrëmbeni fletoren dhe të punoni.

1. Kërko

Celsi i suksesit në një ese të mirë është të kërkosh në mënyre të zgjuar. Së pari, organizo të gjitha  mendimet dhe të dhënat që zotëron përpara se të nisesh  hulumtime më të detajuar. Më pas gjej disa burime të besueshme informacioni,mos u lodh duke lexuar,por në fund krijo dhe shpreh ndjesitë, mendimet dhe këndveshtrimin tënd.
Mendo mbi temën e eses ndërkohë që je duke kryer aktivitete të pashmangshme të përditshmërise, si gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, gjatë vrapit në palestër apo gjatë konsumimit të vaktit të drekës.

2. Konsultohu

Nganjëherë një bisede e shkurtër me dikë tjeter për  temën e eses tënde ndihmon jashtëzanonisht për të frymezuar. Diskutoje këtë temë me miqtë apo familjarët dhe tregohu i vëmendshëm në mendimet e shprehura nga ta, ndërto qëndrimin tënd dhe mos e lejo zellin të  shuhet pa shkruar mirë e mirë.

3.Mos hiq dore

Pasi provon të formosh fjalitë e para, has veshtirësi në ndërtimin e një rrjedhe logjike ? Mos u shqeteso,edhe mua me ndodh shpesh. Dorëzimi nuk mund të konsiderohet si mundësi kur flasim për një sprovë mes mendimit dhe shkrimit, sic eseja është Truri ynë ka aftesinë që edhe nga fjali, të cilat mund të tingellojnë jo më të bukurat dhe interesante, të shtyj në disa labirinte,të cilat do e lartësonin nivelin e eses tuaj.

4.Frymëzohu

Secili nga ne ka shtigje të ndryshme nga ku frymezohet dhe freskohet me ide kretive. Për disa muzika, për të tjere artet pamore apo vizuale, cilido qoftë pasioni juaj shfrytezojeni për t'u bëre më krijues.

Për ta përmbledhur, frymëzimi brenda jush lind natyrshëm edhe në rastet kur përditshmëria ka plagosur disi pjesën krijuese brenda jush. Rrëmbeni fletoren dhe shprehini më të mirën e vetes!

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *