Skip to main content

Vij te ti


Më lejo të rend drejt rrugës pa kthim. Zëri i ndërgjegjes bucet brenda meje, por duket se kjo do jetë hera e fundit kur do e dëgjoj. Vështrimi më është veshur me një dritë verbuese.

Më beso është një shkëlqim i bukur vezullues, i cili më bën ta ndejk. Më kthen lehtësisht në skllavin e saj, më bën të heq dorë nga frymëmarrja ime e rënduar, ta harroj si detyrën e vështirë të këtyre muajve të fundit dhe të lëshohem. Tanimë, jam tërësisht në dorën e fatit. Jo se deri më sot nuk kam qënë, por tani iu dhashe fatit në gjithsej.

Unë kam frikë të mendoj për ato që po lë pas, kam frikë të mendoj për lotët e pastër e të kristaltë  të të dashurve, britmat e miqve, ëndrrat e lëna në mes dhe për ate që vetë isha. Unë kam frikë të mendoj, më tremb edhe sekondi i fundit, kur nga një mendim do kthehet në një terr. Errësirë e frikshme në mendjen time, rrahje e fundit në zemër, prehje e qetë në gjymtyrë.

Zemra gufon si në fluturim. Më duket se cdo imazh më shfaqet nga zemra, kujtimet ruhen të ngujuara aty, me kujdes dhe dashuri. Unë e doja diellin, përvëlues dhe të gjalle e për fat ashtu është dhe sot. Unë e doja verën, pa fllad të freskët e me afsh frymëmarrës, e për cudi ashtu ndihet dhe sot.

Sytë m’i perëndon lodhja, por edhe pse në fund të një udhëtimi të panisur mirë, kuptova se i vetmi trofe që vlejti në këtë jetë ishte dashuria...

©RE

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *