Skip to main content

Koliqi, ky modernist i pazëvëndësueshëm


'' Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej nurmit të të gjallve qyshse je ndy në kët dugajë mbushe me mall. Ky asht vorri i yt. E sa për Shqipni, po të siguroj un se ka me qindrue.Prandaj mos ban merak se edhe flamujt kanë me t'u shitë krejt. Por rueje, shpirtin tand mos t'ia shitish dreqit.''

Dëshmite më të vërteta, të gjalla, të shkruara me elegance dhe thjeshtësi mbi qytetin e Shkodrës, për rreth viteve '29-'35, mbajnë firmën e të mirënjohurit Ernest Koliqi. Krijimtaria e tij e vecantë, guximi për të prekur temat më aktuale me vërtetësinë lebetitëse, dashuria për qytetin e tij, për atdheun dhe mbretëria e madhe e kujtimeve të krijuara ndër vite pasqyrohet mjeshtërisht në librin me tregime ''Tregtar flamujsh''. Koliqi nëpërmjet tregimeve, të cilat mbajnë autorësinë e tij sjell realitetin e shqiptarëve që jetonin në folenë e tyre dhe atyre që fati deshi të migronin larg.

Temat kryesore që preken në tregimet e tij është besnikëria ndaj atdheut, dashuria dhe devotshmëria; vlerat e mëdha intelektuale dhe njerëzore, të cilat përvetësoheshin në perëndim për t'u mishëruar në vendin tonë; evokimi i kujtimeve të dashurisë, shpjegimi i psikologjisë së fëmijës, lëvrimi i natyrës njerëzore dhe përballja mes mishit dhe shpirtit.

Në këtë vepër, e cila pëmbledh 16 tregime të jashtëzakonshme vihen re elemente biografike të vetë autorit, i cili e personifikon vetveten me personazhin Hilush Vilza. Kjo vepër hasi dritën e botimit për herë të parë në Itali, pas largimit të autorit nga atdheu për arsye të persekutimi politik. Në vitet kur është shkruar vepra shumica e krijimeve nga autorët e atëhershëm shqiptar  vijnë në formën e poezisë dhe prozës. Kjo vepër bëri një hap drejt modernizimit të letërsisë shqipe.

''Tregtar flamujsh'' është një pasqyrë e qartë e mendësisë shkodrane të atyre viteve dhe është një përshkrim pa dorashka, i pastër e real edhe pse duket qartë dashuria e autorit për qytetin e tij.

Ndër rreshtat e këtyre tregimeve përcillet qartë ndjenja e atdhedashurisë, e idealit kombëtar dhe mëdyshjet jo të rralla të elementëve të ndryshëm të shoqërisë, të cilët herë pas here vendosnin interesin personal para atij kombëtar. Kjo e revoltonte Koliqin, dredhia dhe hipokrizia me të cilin nuk mund të bënin kurrë kompromise.

Përvec atmosferës atdhetare, Koliqi i kushton hapësire të vecantë në veprën e tij idealizimit dhe adhurimit të elementëve të vecantë përgjatë fëmijërisë, të cilët lënë gjurmë gjatë gjithë jetës së njeriut dhe theksohen nëpërmjet mallit, largësisë dhe kujtimeve. Pikërisht këtë e gjejmë të mishëruar në tregimin e mrekullueshem ''Kumbulla përtej murit'', ku Koliqi me një mjeshtëri letrare dhe artistike në rrëfimin e tij përfshin të pestë shqisat duke ndërthurur me elegancë aromat e luleve në kopsht, shijet e frutave në oborr, shikimet vjedhurazi të bukuroshes përtej murit, zërat e vegjëlisë, te cilat ushtojnë në veshët e tij dhe prekjet magjiplota të plotësimit të ëndrrës së tij.

Një modernist si Koliqi sulmon dhe përcmon mentalitetin që gjen në qytetin e tij, marrëdhëniet shoqërore që pengojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit të tij dhe le të kuptojmë edhe një herë se në aspektin psikologjik dhe filozofik idetë frojdiane janë një e vërtetë e pashmangshme për secilin nga ne.

Kjo është një vepër për të mos u humbur. Nëse akoma nuk e ke lexuar, nxito ta bësh tëndin këtë libër, të kaplosh dijet e vyera që merr prej tij dhe nëse e ke lexuar dhe më parë, riktheju. Pas cdo rileximi, në këtë vepër zbulon gjëra të reja për veten dhe jo vetëm.
#rrembelibrin ''Tregtar flamujsh'',

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *