Skip to main content

‘’Mashtruesi’’ nga i cili nuk do ndaheni deri faqen e fundit’’





''Humbja e dashurisë bën të dorëzohet dhe mashtruesi më i paskrupullt i botës.'' 

Richard Morgieve është një shkrimtar dhe skenarist francez. Veprat e tij janë pak të njohura prej lexuesve të thjeshtë edhe pse është vlerësuar me dhjetra cmime letrare dhe zotëron një talent të vecantë, duke e kthyer në një shkrimtar të pëlqyeshëm për ata që e njohin.

Në gjuhën shqipe prej krijimtarisë së Morgieve është përkthyer vetëm libri i titulluar ''Mashtruesi'', një histori, e cila të mban duarlidhur e të bën të mos i largohesh librit deri në fletën e fundit. Historia ndërtohet në formën e retrospektivës.

Një polak, i quajtur Andree, i gjatë ekzaktësisht 1.68 cm, me një fytyrë josimetrike dhe aspak estetike, por me karakteristikat e një manipulatori të vërtetë. Ai jetonte nëpërmjet mashtrimit, siguronte jetesën, të ardhmen dhe madje edhe dashurinë. Gjatë viteve të luftës kishte qënë një trafikant dhe përvecse kishte fituar disa të holla kishte krijuar edhe armiq, ama pas lufte ai kthehet në një tregtar shpirtgur.

 Polaku njihet me një grua të bukur, elegante, romantike, naive, nënë e një djali dhe që prej takimit të parë Stephanie ndjen se mes tyre lindi dashuria e përrallave, ku ajo adhuronte dhe karakteristikat më të paadhurueshme tek ai. Mes tyre lind pasioni, i cili i errte sytë e i ndriconte shpirtrat. Dashuria e pakufijshme dhe ndjenjat e bukura dhe dehëse që e shoqja i falte nuk e bën të ndryshonte shumë mashtruesin e pandreqshëm. Ai vazhdonte të zbehte dashurinë e të tjerëve duke  idealizuar dashurinë për pasuri. Polaku lunate kumar dhe vinte në provë ato të holla qe kishte dhe dashurinë e të tjerëve për të.

Fundi i librit na gostit me një fund tragjik, tipik për personazhet romantike, të cilët mbetën paralele pa meridian prej karaktereve tërësisht tepabashkueshëm. Mashtruesi nuk pranon dot vdekjen e të vetmes grua, të cilën deshi në jetë dhe vendos të largohet pranë saj. Atë e lanë forcat, energjitë dhe djallëzitë.

Historia tregohet prej të birit, shumë vite pas vdekjes së polakut, i cili duket sikur ringjallet edhe një herë prej ndjenjës së dashurisë tanimë të treguar vetëm si rrëfenjë. 

Libri ‘’Mashtruesi’’ vërtetë ia vlen të lexohet. Fillimisht, përsa i përket stilit është shkruar thjeshtë, në mënyre koncize dhe të qartë. Së dyti, përkthimi është i rrjedhshëm dhe i natyrshëm dhe historia nuk ngec kurrë. 

Ju ftoj të #rrembenilibrin ‘’Mashtruesi ‘’ shkruar nga Richard Morgieve dhe jam e sigurt se do e lexoni me një frymë brenda një nate, njësoj si unë. 


Rilexohemi të shtunën e ardhshme, 

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *