Skip to main content

Mjerimi i pashëruar i Migjenit





Këtë javë në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' do flasim për tregimet dhe skicat letrare të Migjenit, ndërsa javën tjetër do flasim për poezitë, pasi Migjeni nuk është një shkrimtar që mund të kapërdihet kaq lehtë.

Millosh Gjergj Nikolla ose sic njihet gjerësisht me psudonimin Migjeni ishte një nga poetët e shkrimtarët e shekullit të XX-të me një vizion ndryshe. Një zë, i cili therriste fuqimisht për ndryshimin e shoqërise dhe që shfaqte tërësisht të zhveshur realitetin e popullit shqiptar duke lënë mënjanë patriotizmat e panevojshme, kur njerëzisë i mungon buka e përditshme.

Migjeni ishte zëri i popullit, zëri i ndërgjegjes dhe zëri i të pazëshmëve. 

Personazhet e Migjenit janë njerëz të zakontë nga i vobekti, i cili zgjat dorën për një lëmosh në trotuarë e deri te nena, e cila shet veten për të siguruar një thërrmijë bukë për të voglin. Migjeni është Zoti i të mjerëve, i vetmi që shfaqte të vërtetën me guximin e një malësori, urtësinë e një arsimtari dhe dashurinë e humanizmin e shpirtit të tij të butë. 
Tregime si ''Luli i vocerr'', ''A do qymyr zotni'' dhe ''Zoti të dhashtë'' për fat të  keq duket sikur Migjeni i shkruajti sot.

Vuajtjet dhe lotët e mjerimit janë më therrësit në këtë botë, dhimbja që jep në shpirt gumëzhima e pangopur e barkut të një vocërraku është një nga arsyet për të mos u ndjerë hic krenar që jeton në këtë botë, ku themi se ka miliona të mira dhe miliona njerëz as nuk i nuhasin këto mirësi e jo më t’i shijojnë.

Personazhet e Migjenit lindin nga vaji, nga lëndimi nga pafuqia, por secili prej tyre ka një botë psikologjike, e cila të lë pafjalë. Ndoshta për disa duket e rëndomtë të flasësh për bukën e përditshme në një vepër letrare e mbase edhe ta deklamosh në  ditët tona, por për fatin tonë mjeran, Migjeni është autor më aktual se kurrë në Shqipëri.

Në një vend ku nëpër këmbët e fëmijëve këmbëzbathur, parkojnë makina që kushtojnë një djall e gjysmë dhe atij femije as sytë nuk i hidhen nga frika se mos bëhemi pis prej tij, do te thotë se kemi humbur të gjithë tharmin e njeriut brenda vetes.

Nganjëherë duket se ajo që ka mbetur është vetëm siperfaqësorja jonë, dashuria e paskrupullt për luks, egoizmi për të qënë vetëm ne mirë dhe mosinteresimi për asgjë e askënd jashtë pragut të shtëpisë.

Cdo ditë më vjen në mend Migjeni dhe përhumbem në mendime, vallë a e dinte ai se Shqipëria do i vuante të njëjtat plagë të pambyllura kurrë, e vetëm të thelluara, pas kaq shumë vitesh ende?  

Ju ftoj në leximin e ‘’Novelat e Qytetit Të Veriut’’ shkruar nga autori më i dashur i cdo shqiptari, të cilit i dhimbset i vuajturi, ëndërron për më të mirën dhe lufton për të.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *