Skip to main content

‘’Nuk duhet të fle’’, drama e humbjes së kujtimeve





''Për një cast, parafytyro të harrosh të shkuarën tënde, të humbasësh cdo ngjarje e cdo kujtim, të rrethohesh mes të panjohurish dhe gjumi të të rrëmbejë cdo natë kujtesën e ditës së shkuar.''

Pasuria më e madhe në jetë janë kujtimet dhe t'i humbasësh ato në formën e harresës duket rrënqethëse. Kjo është drama me të cilën jetojnë pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e frikshme të amnezisë, e cila i vjedh cdo natë kujtesën dhe zgjohen në mëngjes sikur ajo të ishte dita e parë e jetës së tyre. Romani ''Nuk duhet të fle'' shkruar nga autori S.J. Watson është një libër tronditës, dhe përfshirës, i cili të mban mbërthyer deri në faqen e fundit. Magjia e librit është se të përpin brenda historisë së tij dhe lexuesi duket sikur humb kujtesën bashkë me Kristinën, harron përmbajtjen e faqeve të mëparshme të librit dhe shfaq ndjenjën e empatisë deri në fund të romanit.

Drama e Kristinës nisi nga dhoma e një hoteli apo nga një sulm në trafik, apo gjithcka gjendej në mendjen e saj?! Pyetjet sapo marrin pergjigje duket se ndërlikohen edhe më shumë dhe të lënë të kuptosh se turbuillimet dhe crregullimet e kujtesës krijojnë një ngatërresë të madhe. Kristiana zgjohej cdo mëngjes me një të panjohur edhe pse një natë më parë bindej se ai mbase ishte bashkëshorti i saj, ose ish i dashuri, ose dreqi e di se kush. 

Libri merr një rrjedh tjetër kur Kristiana vendos të ndjeki këshillën e mjekut të saj dhe të shkruaj cdo detaj të aktiviteteve dhe mendimeve të cilat i vijnë në mendje gjatë ditës në fletët e një ditari. Ditari mbahet i fshehtë në një kuti të harruar këpucësh dhe duket se pikërisht prej këtij blloku kujtimesh prej monotonisë së saj, ajo rindërton kujtsën e humbur.

Një mike e dyshimtë, nje bashkeshort i cuditshëm dhe ditari, i cili kthehet në celsin zbërthyes të kësaj historie mbresëlënëse.

Ju ftoj në leximin e një libri të pazakontë si ‘’Nuk duhet të fle’’.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *