Skip to main content

"Prill i thyer", atëherë e përherë



Në mes të hicit, kur gjithcka të ka mbetur është një vdekje e pritshme, cfarë të jep jetë?

Një nga rrëfimet më rrënqethese mbi gjakmarrjen therrëse, mbi kodin zakonor të Shqipërisë së maleve dhe mbi luftën mes jetës dhe vdekjes, ku fitimtare shpallet dashuria është romani ''Prilli i thyer'', nga autori mbase më i lexuar dhe i dashur i shqiptarëve, Ismail Kadare.

Gjorku, personazhi kryesor, ishte rritur me frymën se duhej të merrte gjakun e të vëllait në mënyrë që ai të prehej i qetë dhe pasi e coi ''amanetin'' në vend, hyri në pritjen e tmerrshme,  ku dukej se orët e vdekjes po vraponin drejt tij. Paralelisht me këtë ngjarje zhvillohet udhetimi i një cifti të sapomartuar Diana dhe Besmir, të cilët zgjodhën vendin ku Gjorku jetonte për të kaluar ''muajin e mjaltit'' dhe për t'u njohur me ''muajin e pritjes së vdekjes''.

Një zjarr ndizet mes dy shikimeve, përtej qelqeve të karrocës, në mes të një udhëkryqi dhe aty nis shpresa për jetën dhe lufta për të. Diana, një grua e cila duket sikur jeton nën hijen e të shoqit bashkon shikimin me Gjorkun e hutuar dhe të pajetë, deri në përplasjen e shikimeve, të cilat cimbisën zemrat e tyre. 

Diana kërkonte të vizitonte Veriun e Shqiperise për t’u njohur me këto zakone të dhimbshme dhe në vend të kësaj njohu dashurinë. Ajo mori jetë prej maleve, prej syve të pajeta të djaloshit në kryqëzimin e udhëve e ndërsa Gjorku jetoi muajin e besës, si të vetmin muaj kuptimplote në jetën e tij.

Dëshira për të riparë Dianën, guximi që vetëm dashuria të jep dhe krahët që të bëjnë të fluturosh edhe kur rreziku që të kanoset është vdekja e bën Gjorkun të dilte nëpër rrugët plot baltë e të kërkonte për sytë e Dianës, edhe pse hasmi mund të kishte vënë pritë.

Ky është rrëfimi më i bukur, i cili tregon se dashuria lulëzon edhe mbi vdekjen, e lufton atë dhe vërteton se s’ka gjë më të fuqishme se ndjenja e bukur kur ndihesh nëpër retë e dashurisë. Nga ana tjetër, ky roman kumbon si një këmbanë alarmi për braktisjen e këtyre zakoneve, të cilat fatkeqësisht mbjellin vetëm vdekje, urrejte dhe lëndim.

Për fat të keq, në vendin tonë ende ky fenomen është ekzistues,duke bërë që ngujimi të kthehet në një mënyrë mbijetese kundrejt vdekjes. Sytë të përhumbur fëmijesh, të cilët nuk shohin dot përtej gardhit të besës, mendje të pandritura nga dijet e shkollës, izolim i shpirtit dhe ndjenja njerëzore, këto hasen akoma në vendin tonë.

Gjakmarrja dhe ngujimi duhet të jenë dy cështje, të cilat duhet t’i luftojmë të gjithë bashkë. Ky roman do të ndryshojë konceptin tuaj për lirinë, dashurinë e vlerën e jetës.

Ju ftoj në leximin e ‘’Prilli i thyer’’,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *