Skip to main content

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit


Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira.

Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë.

Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore.

Vepra ndahet në disa pjesë:

Së pari, Këngët e pakëndueme, të cilat shfaqin një rebelizem të autorit dhe një mundim të thellë psikologjik. Ato janë si një sprovë e mendimeve dhe ndjenjave të kthyera në poezi.

Së dyti, Këngët e ringjalljes, janë një thirrje se koha për riformësimin e njeriut në botën e re ka mbërritur. Këto poezi rizgjojnë disa pjesë të fjetura të ndërgjegjes njerëzore dhe ndihmojnë në njohjen,pranimin dhe bërtitjen e vetvetes.

Së treti, Këngët e mjerimit janë mbase më të dashurat për lexuesit dhe më të njohurat nga Migjeni. Ato janë pasqyrim i realitetit të viteve për të cilat autori fliste, por fatkeqësisht janë aktuale dhe në ditët e sotme. Këngët e mjerimit ose këngët e vajtimit, të dhembjes së shpirtit, të urisë së njeriut, të ndjesisë se të ftohtit, por të një meditimi të jashtëzakonshëm të personazheve janë një shuplakë e fuqishme kundër realitetit. Në këto poezi shfaqet një rebelim i autorit, dëshira e tij për të ndryshuar realitetin, për të marr një hap kundër,por njëkohësisht edhe për të mos patur forcë të lëvizi as gishtin e vogël.

Së katërti, Këngët e Perëndmit janë poezitë ku shfaqet një llojë shprese e individit, një ndjesi se ai mund të kapercej pengesat dhe mund të gjej forcën e brendshme për të parë ndryshimin e shumëkërkuar.

Së pesti, Këngët e rinisë janë poezitë më të gëzueshme të autorit. Ai shfaq në to ndjenjën e bukur të dashurisë, e cila mbetet e parealizuar dhe e shikon vajzën si një dashuri të paprekshme, megjithatë ndjesitë i lidh me stinën e bukur të pranverës, ku cicërijnë zogjtë, por njëkohësisht këndon dhe shpirti i autorit. Migjeni e sheh rininë si pjesa e cila do mundet të ndryshojë shoqërinë dhe i jep amanetin e rëndësishëm se bota është e tëra e tyre.

Së gjashti, Këngët e fundit janë poezitë e shkruara kur Migjeni lëngonte dhe ishte duke vuajtur nga semundja e tij. Këto janë poezi të dhimbshme, melankolike, të cilat nuk shfaqin më asnjë pjesë jete, por nënkuptojnë vdekjen e ngadaltë dhe torturuese.

Në përfundim, mund të them se vargjet e lira të Migjenit janë një frymëzim i jashtëzakonshëm, përvecse kanë vlerë të rrallë letrare dhe stilistikore. Mos e humbisni rastin për t'u zhytur në botën e tij.

Ju ftoj në lexim,


©RE

Comments

  1. Dua të ndaj dëshminë time të sinqertë për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai hodhi për mua. Pasi burri im na la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Dawn, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Ishte sikur një dritë ishte ndezur përsëri në familjen tonë.

    Nëse po përballeni me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, ose edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështjet gjyqësore, problemet shëndetësore ose ëndrrat për të pasur një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër të kontaktoni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij vërtet bëjnë mrekulli. Faleminderit, Dr. Dawn, që e sollët familjen time përsëri së bashku!
    Whatsapp-i i tij: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *