Skip to main content

‘’Odin Mondvalsen’’, libri i pazakontë, që cimbis plagët e pambyllura




‘’Njohja me dhimbjen, të bën të pathyeshëm.’’

Kasem Trebeshina është shkrimtar, poet e dramaturg, tepër i vecante i letrave shqipe. Fati deshi, që vepra dhe figura e tij të denigroheshin për vite me rradhë, gjatë kohës së regjimit komunist e ai vetë të vuante dënimin në burgun më të egër të historisë së Shqipërisë, për 30 vite të jetës së tij.
Trebeshina ishte një njeri revolucionar dhe në veprat e tij përcillet lirisht fryma bashkëkohore, moderne dhe e pazakontë për autorë të tjerë shqiptar.

Në novelën e tij ‘’Odin Mondvalsen’’ ai përshkruan jetën politike dhe shoqërore, sipas mendimeve dhe kujtimeve të një të sëmuri psikik,i cili vuan në spitalin e burgut, gjatë regjimit komunist. Ngjarjet nuk kanë një rrjedhë logjike dhe as nuk respektojnë kronologjinë. Ato vijnë të shkëputura, të vështira për t’u deshifruar  dhe të pakuptueshme.

Në mënyrë të cuditshme, por njëkohësisht tepër të hollë dhe të koklavitur shfaqet transformimi i njeriut gjatë diktatures, denigrimi i dinjitetit njerezore, humbja e të drejtave themeltare, vuajtjet e panevojshme, lufta e klasave, shtypja e intelektualeve, figura e diktatorit dhe gjithë mekanizmat e pështirë, që ai  kishte krijuar për të shpërfytyruar popullin e për të ruajtur postin e tij.

Personazhi kryesor, i cili vuan për vite të tëra jo vetëm sëmundjen, por dhe izolimin në kushtet e një burgu të tmerrshëm  e ka humbur krejtësisht lidhjen me realitetit. Asnjëherë gjatë veprës nuk shfaqet arsyeja pse ai është dënuar e bugosur, sepse një i sëmurë mendor është i pambrojur moralisht, fizikisht e mendërisht të përballet me një akuzë mbi një sulm politik.

I semuri shpreh gjithmonë mendimet, të cilat i kalojnë në mendje dhe nuk ka fuqinë mentale të njohi rrezikun e të ndalojë veten kur logjikisht është duke thënë dicka të ndaluar, e cila mund të rëndojë pozitat e tij e tij kushtojë shumë, por fundja cfarë i ka mbetur atij te gjorit. Ai është si një femijë i pambrojur, i ciltër, i cili nuk e njeh rrezikun dhe nuk di të gënjejë. Gjithashtu, gjatë rrëfimit duket se i sëmuri flet për një histori dashurie, të cilën e përshkruan si mes ëndrrës dhe iluzionit e halucinacioneve. Një histori,  e cila nuk del kurrë e qartë mjaftueshëm dhe nuk zbulohet plotësisht.

Ndër të tjera, një e vecantë e këtij romani është forma e tij. Ky roman nuk ndjek një rrjedhë kronologjike dhe as nje rrjedhë koherente. Kapitujt paraqiten të ngatërruar, jo sipas rradhës klasike, që ne jemi mesuar të lexojme, e për rrjedhojë edhe ngjarjet gërshtohen me njëra-tjetrën në një mënyrë të cuditshme.

Ky roman përcaktohet si me karakter surrealist, pikërisht prej deformimeve të pazakonta , të cilat  hasen në të.

Në përfundim mund të them se një roman i tille është një sënduk pandore per historinë e dhimbshme, të cilën kanë kaluar qindra e mijëra vetë në vitet e ‘’Mbretërisë së Hadit’’. Gjithashtu, gjinia e tij e vecantë në të shkruar e ben një magji lënduese, por njëkohësisht interesante.

Fundjava mund të jetë koha më e mirë, për të njohur historinë e për t’u përfshirë në penën e Trebeshinës.

Ju ftoj në leximin e ‘’Odin Mondvalsen’’,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *