Skip to main content

Xha Gorioi dhe drama që nuk vdiq kurrë



Hapësira e sotme në "Një tufë rrezesh nëpër RE" do i kushtohet një libri, i cili i përket ajkës së klasikëve, nga Balzak,i cili i solli botës frymën realiste në letërsi.

Romani "Xha Gorioi" është pjesë e "Komedia Njerëzore", e cila solli në vemendje në mënyrën më artistike dhe realiste njëkohësisht problematika të thella njerëzore,të cilat prekin shumë a pak jetët e të gjithëve.

Në qendër të ngjarjeve është Xha Gorioi, një i moshuar fisnik, të cilin jeta e kishte përplasur me shumë dallgë e sfida. Ai ishte babai i dy bijave dhe jeta e kishte detyruar t'i rriste i vetëm, për shkak të fatkeqësisë që mori nënën e tyre. Dashuria e tij për dy vajzat arrinte deri në dobësi. Xha Gorioi vetëflijohej për to,i përkëdhelte,i plotësonte cdo ënderr, dëshirë e tekë dhe ishte kujdesur që të bëheshin pjesë e shtresës artistokrate, që mos të vuanin e të kalonin një jetë pa kokëcarje, mes luksit dhe vanitetit.

Xha Gorioi jetonte i braktisur në pensionin Voker dhe kalonte ditët e fundit të jetës pa dashurinë, vëmendjen dhe respketin e të bijave. Kursimet e tij po firasnin e nga një dhomë e bukur,me  të gjitha komoditetet, ai zbriti në një dhomë mjerane ku e vetmja gjë ishte shtrati i vdekjes së tij.

I vetmi, i cili iu gjend afër në castet e fundit të jetës ishte një student, i njohuri i të bijës dhe vetëm në ato momente Xha Gorioi ndali së justifikuari vajzat e tij. Përshpëriti me zërin që i dridhej dhe zemra ishte lodhur nga vuajtjet se të bijat ishin zemërgur, ato se kishin dashur kurrë dhe fajtor për këtë ishte vetë ai.

Në përfundim,mund të them se fatkeqësisht kjo temë është aktuale në perditshmërinë tonë. Braktisja e prindërve dhe shkatërrimi i familjes është një nga plagët e shoqërisë. Shtëpitë e të moshuarve janë të tejmbushura dhe ajo që i mungon është një fjalë e ngrohtë dhe pak dashuri.

Ju ftoj jo vetëm në leximin e kësaj kryevepre botërore, por gjithashtu në ndërgjegjësimin mbi këtë cështje. Kthejini sytë dhe zemrat nga gjyshërit, të cilët dhurojnë vetëm bekime dhe urata dhe mos harroni mbase kur të pendoheni për lëndimet që i keni shkaktuar, lotët apo fjalët e pavenda mund të jetë shumë vonë.

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *