Skip to main content

Anne Frank dhe ditari i saj i paharruar




Verës po i mbërrin fundi, por jo dashurisë sonë për librat. Fundjava na gjeti në duar me një nga librat që ndryshon botëkuptimin për jetën, paqen, dashurinë, gezimet e vogla të përditshmërisë, ankthit, historisë botërore dhe shpresës, e cila nuk humbet deri në castin e fundit.



‘’Ditari i Anne Frank’’ është mbase më  i njohuri i llojit të tij në gjithë botën. Anne hodhi mendimet në ditarin e saj përgjatë dy viteve të tmerrshme dhe të vështira, teksa fshihej së bashku me familjen e saj në skuta të pazbuluara të Holandës. Sinqeriteti brutal dhe finesa artistike me të cilën Anne shkroi e shëndërroi ditarin e saj personal në kronikën me të vërtetë të viteve të vuajtshme të torturës.



Anne është vajza tipike adoleshente, e cila mbush një dyzinë me ëndrra, eksploron botën e të rriturve, nis të kuriozohet për dashurinë e provon simpatitë e para, krijon marrëdhenien e ngushtë me të atin dhe haset me perplasje rebele me të ëmen. Anne ishte kurajoze, origjinale, pa korniza, e drejtëpërdrejtë dhe me zemër të madhe.

Kjo dëshmi jete në arrati, ku qielli shihet nga një copë xhami dy pellëmbë dhe ku të rejat mësohen nga radio e vjeter, por e cmuar sa një pasuri , ku gjithë rehatia për t’u shprehur gjendej në faqet e së shtrenjtës Kiti dhe ku liria ëndërrohej natë e ditë është e dhimbshme.



Ky libër nuk është një roman i zakontë, i shkruar me qëllimin për të përcuar disa mesazhe të caktuara. Ky është një ditar i vërtetë, i cili bërtet në cdo rresht realitetin lakuriq, të pazbukuruar, të përjetuar e të pare në sytë e një 14 vjecareje. Mënyra e të shkruarit është fare e thjeshtë, e lirshme, por e këndshme. Duket se Anne kishte vërtetë një zell të pazakontë për të shkruar e për të lënë të dokumentuar nëpërmjet ditarit të saj Holokaustin nga këndvështrimi i saj.

Ky libër të thërrmon zemrën në mijëra copëza dhe është një mënyrë njerëzore për të mësuar historinë. Nganjëherë librat e historisë përmbajnë vetëm fakte të akullta, pa ndjenja dhe emocione dhe jo cdokush që lexon ‘’ mijëra të vrarë’’ arrin të perceptojë ndjesitë e atyre njerëzve. Kjo është një nga arsyet më afërmendsh që i ati i Annës vendosi ta botojë ditarin e bijës së tij të vogel, për t’i treguar globit botekuptimin e një adoleshenteje të burgosur mes katërmuresh, duke u lutur për paqen e duke cmuar lirinë.



Sot, jeta e Annes përbën një atraksion turistik. Strehimi sekret, i cili shërbeu si shtëpia e saj vizitohet nga 1 milion njerez cdo vit dhe ditari i saj është shitur në më shumë se 25 milion kopje në të gjithë botën. Kiti nuk mbeti më vetëm mikja e saj, por u kthye në shoqen e të gjithë atyre, të cilët u frymëzuan nga Anne për t'i besuar të vërtetat e tyre në letër, sepse sic Anne thoshte ''Letra duron më shumë  se njeriu.'

Në përfundim mund të them se ky libër jo me kot rradhitet ndër klasikët e padiskutueshëm botërorë. Jo Anne nuk ishte gjeniale si Tolstoi dhe as nuk gëzonte përsosmërinë artistike  si Aligeri, por ajo ishte e vërteta dhe nuk ka asgjë më tërheqëse në botë se kjo. Gjithashtu, ditari vjen në shqip shumë rrjedhshëm dhe bukur nga Edit Dibra.

Ju ftoj në lexim e rilexim për të kujtuar dhuratën më esenciale në jetë, lirinë!

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *