Skip to main content

Në muzeun e dashurisë e pafajësisë së Pamuk




Në Klubin e Librit #rrembelibrin vendosëm që muajin Korrik ta ndajmë me një autor nobelist. Orhan Pamuk është një nga shkrimtarët më të dashur turk, jo vetëm për kombin e tij, por tanimë për të gjithë botën. Librat e tij janë ndër më të kërkuarit, më  të lexuarit e më të diskutuarit.

Ai solli Turqinë në vëmendjen e gjithë botës, nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm, prej të cilëve lexuesit u njohën me historinë, kulturën, mendësinë dhe popullin turk. Pamuk u vlerësua me cmimin shkëlqimplote Nobel më 2006-ën dhe që prej asaj kohe dashuria e lexuesëve për të u shumëfishua.
Libri me të cilin freskuam zagushinë e tmerrshme të Korrikut ishte ‘’Muzeu i Pafajësisë’’ një nga kryeveprat më të arrira të autorit. Ky libër pa për herë të parë dritën e botimit më vitin 2008.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në Turqinë e viteve ’75 – ’84 dhe në zemër të tij qëndron një histori e jashtëzakonshme dashurie mes Kemalit, një djali të kamur ekonomikisht, të realizuar e të fejuar me një vajzë plot sharm e finesë, por zemra e të cilit fillon të rrahi për kushërirën e tij të largët Fysunin. Në libër përvec dashurisë së tij, përjetimeve, jetës, përditshmërisë, mendimeve, ëndrrave dhe pengesave shfaqet njëkohësisht mentaliteti turk i atyre viteve. Kemali jeton në agoni, mes dy zjarreve dy dashurive, por e njëjta gjë është edhe për Turqinë. Ajo ndodhet në udhëkryqin e tranzicionit, mes lindjes e perendimit, mes të shkuarës e së ardhmes.



‘’Muzeu i Pafajësisë’’ është himni i shumë dashurive të vështira, të rrezikshme e gati të pamundura. Gjithashtu, ky liber është një panoramë e gjallë e Turqisë, me përshkrimet e hollësishme jo vetëm të rrethanave, vendit, traditave, artit, arkitekturës, mënyrës së  jetesës dhe perceptimit kolektiv, por njëkohësisht edhe të ngjarjeve, përjetimive dhe ndjesive të personazheve. Në këtë libër shprehet gjithcka me pafajesinë e së vërtetës, me pafajesinë e dashurisë.

Ju me siguri nuk do habiteni, nësë mesoni se ‘’Muzeu i Pafajësisë’’ ekziston vërtetë. Autori e krijoi muzeun me objekte e kujtime për t’I sjell lexuesit një prekje më të qartë të personazheve të tyre të preferuara në libër e njëkohësisht për të mbajtur gjallë lojën e mendjes, nëse gjithcka ka ndodhur vërtetë apo është në kufirin e imagjinatës. Fundja, ku fillon realiteti e mbaron ëndrra në këtë roman?
Përgjigja është e vështirë për t’u gjetur. Leximi i këtij libri është sikur të përjetosh një ënderr, e cila mban zemrën peshë prej tetëdhjete  e tre kapitujsh. Një libër prej shfletimit të faqes së fundit  të të cilit të kaplon trishtimi.



Për ta përmbledhur, mund të them se ky rrëfim përvecse mund të jetë përralla para një gjumi të ëmbel, gjithashtu ka aftësinë të përcjelli te lexuesi një ndjesi plot jetë. Shkruar përsosmërisht e po aq bukur edhe shqipëruar, ju sugjeroj të mos e lini pa lexuar këtë kryevepër.

Ju ftoj në leximin e ‘’Muzeu i Pafajësise’’ dhe ju mirëpres në Klubin e Librit #rrembelibrin !

Rilexohemi javën e ardhshme,
©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *