Skip to main content

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës




Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është  hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut.
‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’.

Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbiste edhe kuriozitetin e doktorit për të hyrë atje e për të mësuar dicka më shumë. Pas disa ditësh u takua me avokatin e Madame de Merret, i cili ishte i autorizuar për të ruajtur shtepinë e për ta mbrojtur nga sytë kureshtarë e të panjohurit, pas vdekjes së saj.



Ky misticizëm dhe proteksion e rritën edhe më shumë kërshërinë e tij e për këtë arsye kërkoi të zbulonte historinë. Doktori mësoi se Madam de Merret kishte qënë një grua e sërës së lartë, por jetonte në një martesë të palumture. Ajo kishte gjetur një rreze dielli te një dashuri e krijuar rishtazi me një spanjoll, e cila ishte pikasur në mënyrë flagrante nga i shoqi. Për t’i shpëtuar turpit, Madam de Merret kishte genjyer duke u betuar mbi një kryq, por bashkëshorti I saj kërkonte me doemos të muroste dollapin nga i cili kishte dëgjuar zhurmën e spanjollit, që Madame de Merret e kishte fshehur me shpejtësi. Natyrisht, muratori mbërriti dhe në përpjekjet e largimit të spanjollit pa u vërejtur prej të shoqit, Madam de Merret hasi shikimin depërtues të tij, shikim i cili nuk e la të qetë për shumë gjatë. Ky incident tepër i papëlqyeshëm bëri që ajo ta konsideronte këtë shtëpi si misterioze e të vendoste ta linte të braktisur edhe pas vdekjes.



Ky libër është një margaritar jo vetëm për pushimet e verës, por përgjatë gjithë vitit. Stili realist, i hollësishëm e i mrekullueshëm i Balzakut e përkthimi  i këndshëm i Klio Evangjelit, të rikthejnë në botën franceze në mënyrën më të bukur. Historia njerëzore, e cila përfshin dashurinë, tradhëtinë, egoizmin, pendimin, misterin e të panjohurën bën që mos t’i ndahesh librit deri në fjalinë e fundit.
Fatkeqësisht, ky është një tregim i shkurtër , por mund të ishte shumë mirë një roman i hollësishëm,  i bukur e i gjatë.



Ju ftoj në leximin e ‘’Shtëpia misterioze’’, librit, të cilin nuk do e lëshoni nga dora deri në përfundim.

Rilexohemi javën e ardhshme,
©RE




Comments

  1. Dua të ndaj dëshminë time të sinqertë për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai hodhi për mua. Pasi burri im na la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Dawn, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Ishte sikur një dritë ishte ndezur përsëri në familjen tonë.

    Nëse po përballeni me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, ose edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështjet gjyqësore, problemet shëndetësore ose ëndrrat për të pasur një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër të kontaktoni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij vërtet bëjnë mrekulli. Faleminderit, Dr. Dawn, që e sollët familjen time përsëri së bashku!
    Whatsapp-i i tij: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *