Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës, ndaj në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014, edhe pse ky është romani i parë,që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite. Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadares dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës, se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve, të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën. Herë nën zë e herë duke bërtitur, thuhej se ky roman ishte nj...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."