Skip to main content

"Mjegullat e Tiranës" dhe përshtjellimet e vjeshtës



Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës, ndaj në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014, edhe pse ky është romani i parë,që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite.



Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadares dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës, se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve, të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën.

Herë nën zë e herë duke bërtitur, thuhej se ky roman ishte një autobiografi e vetë autorit. Ngjarjet zhvillohen në Tiranën e viteve ’50. Në përshkrimet e librit, kryeqyteti pasqyrohej i bukur, i zhvilluar, i këndshëm. Jeta studentore, si gjithnjë me plot emocione dhe e gjallë. Bardhyli, student i pazakontë i fakultetit të gjuhë-letersisë ishte një djalosh rebel, kryeneç, i panënshtruar në mentalitetin e kohës. Nga ana tjetër Ema, vajza me të cilën dashurohet, një studente e kujdesshme, e bukur, e përkushtuar ndaj studimeve e njëkohësisht e lirë të besojë ndjenjat e dashurisë.



Përditshmëria e studentëve duket shumë larg realitetit të mbyllur të kohës, për të cilin jemi mësuar të lexojmë. Muzika jazz, e cila i shoqëronte gjatë mbremjeve të vallëzimit, të veshur këndshëm dhe thuajse të hapur ndaj ndjenjave mes njëri-tjetrit, por të ndrydhur përpara familjes e prindërve.

Në këtë roman del në pah mentaliteti i kohës dhe diskriminimi i grave, vajzave dhe deformimi i rolit të tyre në shoqëri. Gjithashtu, duket sikur nëpërmjet ‘’Mjegullat eTiranës’', autori dëshiron t’i nxjerri në dritë gjithë përshtjellimet, që i krijoheshin Tiranës, në atë mendësi mbytëse. Jo më kot, në libër përmenden martesat e stisura, pa dashuri, mosrealizimin e dashurisë për shkak të ndikimit të feve, mosbarazin mes djalit dhe vajzës dhe bindjen se djemve i falej dhe i lejohej gjithçka, ndërsa vajzat duheshin ndaluar e ruajtur si një kristal, që po u prek, behet pis e me shumë mundësi thyhet. Ato konsdieroheshin jo të zonja për të marrë vendime, për të qënë të pavarura dhe të lira.



Në përfundim, mund të them se ky libër është jo vetëm panorama e atyre viteve,por fatkeqësisht edhe një pasqyrë jo e paqartë e viteve në të cilat jetojmë. Vlen të lexohet prej historisë së rrefyer bukur, fabulës interesante dhe mesazheve të rëndësishme.

Ju ftoj në leximin e "Mjegullat e Tiranës"!

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *