Skip to main content

Rikthimi në shkollë | Pesë mënyrat si t'i mbijetoni panikut të fillimit të shkollës





Ditët që vijojnë janë fundjava e fundit para vitit të ri shkollor. ( Kjo fjali tingëlloi sikur doja të thoja ‘’Qetësia para furtunës.’’). Në të vërtetë, nisja e shkollës nuk ka vend për panik, ankth apo mërzitje. Përkundrazi, rubrika e re #dituri në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ lindi për të shërbyer si burim frymëzimi. Së bashku, do ndihmojmë njëri – tjetrin me këshilla studimi, energji pozitive dhe mbi të gjitha me durim e vullnet për të qënë më afër pikësynimeve të vendosura për këtë vit të ri.

Paniku para nisjes së shkollës, nganjëherë është i  vështirë të menaxhohet. Pazaret e ditëve të fundit, rradhët e gjata nëpër qendrat tregtare për kryerjen  e blerjeve të  materialeve që do na shërbejnë gjatë vitit të ri shkollor, ritualet e përvitshme dhe mëdyshjet për cantat e mjetet shkollore janë vetëm disa nga kokëcarjet që i bëjnë të gjithë të vrapojnë këto dite.

Më poshtë do gjeni pesë mënyra si të ruani qetësinë dhe të largoni panikun gjatë kësaj fundjave.

1. Shkruaj synimet e tua për këtë vit shkollor.

Kur bëhet fjalë për dijet, njohuritë dhe jetën shkollore mund të themi se nuk ka rëndësi vetëm rrugëtimi përgjatë një viti, por edhe rezultatet në fund të tij. Një nga veprimet e para, që duhet të ndërmerrni mes rrëmujës së këtyre ditëve është pikërisht të uleni e të shkruani synimet, të cilat do i vendosni vetes. Ndër to mund të jenë arritja e rezultateve të larta në mësime; pjesëmarrja në klubet sportive dhe artistike, të cilat shkolla juaj organizon; shoqërizimi me të tjerët etj.

2. Lista e blerjeve.

Një listë e përgatitur paraprakisht për të ndihmuar gjatë pazareve tuaja është një ndihmë e vërtetë. Përgatisni një listë me produktet shkollore dhe një tjetër për veshjet që ju duhen.
KUJDES: Të rreshtosh një liste të pafund është e thjeshtë,por para se të shkruani nevojat tuaja më parë shikoni mirë se cfarë keni dhe blini vetëm produktet që vërtetë ju nevojiten.

3. Riorganizo dhomën

Në përgjithësi gjatë verës, nxënësit dhe studentët e braktisin këndin e studimit të paorganizuar dhe të crregullt, ashtu sic e kanë lënë në castin kur shkolla përfundoi. Asgjë e bukur nuk mund të lind në atë pirg librash të parregullt dhe lum lapsash e stilolapsash të rrëmujshëm. Nisni me organizmin e sirtarëve të dedikuar për pajisjet e kancelarisë, atë të fletoreve dhe krijoni një hapësirë të re në bibliotekën tuaj për librat e këtij viti shkollor.

4. Mendo pozitivsht.

Nganjëherë duket sikur kjo shprehje eshte kthyer në klishe dhe është thjesht një mënyrë të thëni. Në të vërtetë nuk është vetëm kështu. Të jesh optimist e të ndërtosh vetëbesim është gjysma e rrugës së suksesit. Kini besim se do shkëlqeni në rrugën e dijes dhe  ndër të tjera do argëtoheni mes jetës shkollore.

5. Krijoni rituale të shëndetshme.

Një mënyrë e shëndetshme jetese ndikon shumë tek ecuria juaj dhe rezultatet në shkollë. Përvec orëve të gjata të studimit dhe përkushtimit në shkollë, kujdesuni për dietën tuaj ushqimore, për orët, të cilat duhet t’i kushtoni në argëtimin tuaj e gjithashtu për të minimizuar ankthin dhe panikun, që mund të na pushtojë gjatë periudhës së shkollës.

Në përfundim, ju kujtoj të ruani qetësinë, të shijoni procesin e nisjes së vitit të ri shkollor dhe të shkëlqeni.

PS: Mos harroni, ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ është një mik, i cili do ju ndihmojë gjatë studimeve tuaja.

Vit të mbarë shkollor !

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *