Skip to main content

Dritëhijet e ‘’Ana Karenina’’




Stina e vjeshtës është pothuajse gati të ulet këmbëkryq në përditshmërinë tonë dhe një nga domosdoshmëritë e saj është leximi. Në netët e freskëta, me peisazhin e mrekullueshëm dhe magjinë që natyra rezervon mbetet vetëm libri, si miku më besnik për të bërë shoqëri, krah një çaji të ngrohtë.

Vjeshta duket se lidhet në menyrën më të zakontë me klasikët e letërsisë. Megjithëse vjeshta nuk ka mbërritur ende, e lagësht dhe shumëngjyreshe, siç në të gjithë e presim në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ do të flasim pikërisht për një libër për të cilin keni lexuar, dëgjuar ose parë së pakëti një herë në jetë. Të gjithë e njohin të famshmen ‘’Ana Karenina’’ dhe duket sikur emri Ana dhe Leon Tolstoi nuk parafytyrohen pa njëri-tjetrin.

Ky roman është i njohur për nisjen me fjalinë e njohur ‘’Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat’’, me të cilën nis e gjithë odiseja e rrëfimit të dritëhijeve në aristokracinë ruse.



Tolstoi arriti që t’i kthente personazhet e këtij libri ndër më të njohurit në botë. Personazhi kryesor,rreth të cilës rrotullohen të gjitha ngjarjet është Ana, një grua e bukur, inteligjente, por e mbyllur në burgun e së shoqit, mes mërzisë dhe monotonisë së një martese të konsumar, nga e cila kërkon shpëtim. Ana plotëson dashurinë, ndenjat e pasionit dhe lumturohet vetëm në krahët e Kontit Vroski, për të cilin merr parasysh të gjitha pasojat, vetëm për të perjetuar dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.



Historia e Anës dhe Vroskit ishte e njohur për të afërmit dhe në rrethin aristokrat edhe pse flitej vetëm me zë të ulet për të. Ana u lirua nga zinxhirët e mjerimit të një martese të palumtur vetëm me mendje, por nuk mundi kurrë të jetojë e qetë pa gumëzhimat e moralit dhe kanoneve të shoqërisë. Fundi tragjik i pashmangshëm nuk lejoi që dashuria e saj të jetonte sa vetë jeta, por në historinë e letërsisë ajo njihet se gruaja e marrosur pas dashurisë.



Ky libër është një kryevepër e letërsisë botërore. Shpesh personazhi i Levinit konsiderohet si një pasqyrim i vetë autorit, me mendimet dhe këndvështrimet e tij. Në këtë vepër, Tolstoi përshkruan pikëzat e para të lindjes së komunizmit dhe njëkohësisht i kushton vëmëndje të vecantë temave ekzistencialiste si kuptimi i jetës dhe i vdekjes. Gjithashtu ai nuk rrëfen vetëm ngjarjet, por njëkohësisht ndërvepron brenda ndjenjave, përjetimeve dhe mendjeve të personazheve duke e bërë mënyrën e tij të të shkruarit më të gjallë.

Në përfundim, nëse ende keni mbetur pa e lexuar këtë kryveper mbresëlënëse, mos e lini edhe për shumë kohë. Shumë nga ju mund të këne parë filmin, por mos e konsideroni filmin si një justifikim për të mos lexuar librin. Tolstoin e madh nuk e ka arritur dot asnjë regjisor. Për më tepër, shqipërimi  vjen nga Vedat Kokona, një njohës i jashtëzakonshëm i gjuhës.
Ju ftoj në leximin e ‘’Ana Karenina’’ një libri që do ju bëj të mendoni dy herë për librin pasardhës, të cilin do lexoni.

Lexohemi  javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *