Skip to main content

''Vetëm për ty'' dhe mesazhet e Iva Nikollit




Ditët e ftohta kanë mbërritur dhe e vetmja mënyrë për të ngrohur shpirtin është një filxhan caj, shumë dashuri dhe një libër i këndshëm.

Gjatë Panirit të 21 të Librit u njoha me disa autor të rinj shqiptar, të talentuar dhe premtues, megjithatë më e vecanta ishte Iva Nikolli. Libri i saj i parë ‘’Vetëm për ty’’, i cili u prezantua përgjatë ditëve të Panairit u vlerësua me një cmim inkurajues  nga Shoqata e Shtëpive Botuese të Shqipërisë.

Libri vë në qendër familjen, dashurinë dhe përkujdesjen për njëri- tjetrin, sakrificën dhe lidhjen e ngushtë mes binjakëve. Gjithashtu, Iva në romanin e saj prek tema të rëndësishme për shqiptarët, si vështirësitë e të qënit larg familjes, emigrimin dhe përshtatjen e të rinjve , që vijnë nga rrethinat në kaosin e Tiranës.

Me pak fjalë, historia tregon për Xhejnën dhe Danielin, motër e vëlla të mbetur jetim dhe të përballur me jetën dhe vështirësitë e saj shumë herët. Një konflikt i largon për vite nga njëri- tjetri, por sëmundja e pashërueshme e Xhejnës i rikthen dhe i bën të kuptojnë se jeta është e shkurtër për t’u dashur pak e për të mbajtur mëri.

Një tjetër aspekt esencial i romanit është mënyra e trajtimit të miqësive. Për personazhet e Ivës, miqtë janë një familje dhe gjenden pranë  në të mirë e në të ligë. Mënyra e të shkruarit është shumë e thjeshtë dhe e qartë, Iva tregohet e drejtpërdrejtë në historinë e saj pa krijuar ndërlikime dhe ka një zgjidhje tragjike të romanit.Mesazhet më të rëndësishme të këtij libri thërrasin për dashurinë për familjen dhe për jetën. Duhet përmendur se herë pas here, ky roman më rikthente ne leximet e fëmijërisë te autorit Viktor Canosinaj, me historitë e përditshmërisë shqiptare dhe thjeshtësië.



Autorja, Iva Nikolli është një vajzë diellore, me sy që i shkëlqejnë dhe me talent, që buron prej saj. Pasionin për shkrimin dhe letërsinë e zhvillon prej kohësh dhe premton për një roman të dytë. Për më tepër është një 16 vjecare optimiste, kurajoze, plot ëndrra dhe shpresë. Edhe pse e kufizuar të eci lirisht qysh prej lindjes, Iva është shembulli i gjallë se për të ndjekur ëndrrat nuk të duhet të vraposh, vetëm të studiosh shumë e të tregosh durim.  

Ju ftoj në leximin e librit ‘’Vetëm për ty’’ shkruar nga Iva Nikolli.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *