Skip to main content

''Skënderbeu'', libri që të kthen në adhurues të historisë



Viti 2018 mund të quhet lirisht viti i kujtesës historike të shqiptarëve. Gjatë këtyre muajve përkuan tri përvjetore të rëndësishme për vendin tonë sic janë: Përkujtimi i 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu ; 110 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Manastirit dhe gjithashtu 140 vjetori i themelimit të Lidhjës së Prizrenit.

Këto tri përvjetor të rëndësishëm, të cilët në zemër të tyre thërrasin bashkimin e shqiptarëve jo vetëm në ditë festash, atdhedashurinë, respektin e përuljen ndaj të parëve dhe dedikimin e punës e  ëndrrave tona në këtë vend, me siguri pa kontestime të palëve të ndryshme ia kushtojnë këtë kujtesë të rëndësishme historike Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Në këtë atmosfere festash, alegrie, patriotizmi dhe krenarie për kombin tonë në Një tufë rrezesh nëpër RE zgjodhëm që libri i muajit Nëntor në Klubin e Librit #rrembelibrin të ishte pikërisht ‘’Skenderbeu’’ shkruar nga Sabri Godo.
Së pari duhet permendur se Skenderbeu është figura historike shqiptare për të cilin janë shkruar me shumë vepra letrare dhe publicistike. Autorët e këtyre veprave kanë qënë të kombësive të ndryshme, shkrimtarë, publicistë, gazetarë, skenaristë, historianë etj. Figura e Skederbeut është përfshirë në cdo fushë të artit dhe ka lënë gjurmët e saj në historinë botërore.

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe për ngjarjet e periudhës së Pushtimit nga Perandoria Otomane dhe udheheqjen e prijësit tonë mban firmën e Marin Barletit në formën e një kronike historike. Ngjarjet e paqyruara nga Barleti si kronikant, historian dhe humanist  janë përdorur më vonë si burime në veprat e Nolit, Frashërit, De Rada, Vreto, Kadare dhe Godo.

Në Klubin e Librit #rrembelibrin nuk donim t’i largoheshim shumë letërsisë edhe pse zgjodhëm një libër historik, prandaj zgjedhja jonë nuk mund të ishte tjetër vecse ‘’Skenderbeu’’ i autorit Sabri Godo.

Ky libër renditet ndër më të vecantët shkruar per heroin tonë kombëtarë. Në qendër të librit rrjedhin betejat, përpjekjet për clirim, dëshira për liri, vullneti për bashkim, strategjitë diplomatike, urtësia dhe marrëveshjet, lufta për vendin tonë, pra ngjarjet historike, të rrëfyera qartë, më shumë elegancë dhe që bëjnë t’i lexojë me endje edhe një lexues jo entuziast ndaj historisë.

Vecantia e Godos në trajtën që i ka falur veprës është dimensioni njerëzor i Skëndërbeut. Deri më atëherë, Gjergj Kastrioti paraqitej si një trim sypatrembur, i ashpër, krenar dhe luftarak, por askush nuk kishte nxjerr në pah shpirtin e tij të butë, dashurinë për familjen, përuljen ndaj prindërve, përkushtimin ndaj të shoqes dhe adhurimin për Shqiperinë. Sabri Godo e zbret Skenderbeun nga piedestali i heroit e kthen në një njeri të zakontë prej mishi e gjaku, ia zhvesh plackat e rënda të lavdisë dhe tregon se edhe heronjtë dinë të lotojnë, të ndjejnë e të duan.

Related image

Merita e autorit të kësaj vepre është  thjeshtëzimi i një figure kombëtare, e cila njihet vetëm për aspektin historik, politik dhe vendimmarrës dhe pak për tharmin e shpirtit, ndërgjegjen e tij dhe mendimet.
Për ta përmbledhur mund të them se ndër elementët më të bukur të librit janë dialogjet , përshkrimi i mendimeve të personazhit kryesor, trajtimi i ngjarjeve, përshkrimi i gjallë dhe i hollësishëm i mjedisit dhe nuancat me të cilat ngjyrosen personazhet dhe stili i vecantë i autorit.

Ju ftoj në leximin e librit historik ‘’Skenderbeu’’ shkruar nga Sabri Godo.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *