Skip to main content

''Xhejn Er'', vajza që na mëson të shurdhohemi para paragjykimeve



Ditët e fundit kanë qënë të lodhshme dhe të rrëmbyera dhe e vetmja mënyrë që mund të më sillte më tepër shpresë dhe të më frymëzonte se guximi gjendej brenda meje edhe pse më dukej se e kisha harruar diku gjetkë ishte një libër klasik, nga ata të cilët koha që kalon vetëm sa ia shton vlerën e i bën më të dashur në sytë e mi, ‘’Xhejn Er’’ nga autorja Charlotte Brontë.

Charlotte  Brontë është një shkrimtare angleze e shekullit të 19-të, e cila me letersinë që shpalosi revolucionarizoi botën, opinionin publik dhe dha një mësim të vlefshem sesi t’i  djegim në ferr paragjykimet.

Personazhi kryesor i romanit, rreth të cilës vërtiten të gjitha ngjarjet është Xhejn Er, një vajzë e rritur me mijëra vështirësi, jetime, e dhunuar psikologjikisht, fizikisht dhe emocionalisht, por e transformuar në një grua të hekurt, plot dinjitet dhe të guximshme.

Teksa lexon rreshtat e librit duket sikur gjithë jeta e Xhejn Er ishte e destinuar të kapërcene hendeqe dhe pengesa qysh prej vegjëlisë, por karakteri që ajo zhvilloi si një grua sypatrembur, e papërkulshme as prej paragjykimeve dhe as prej dhimbjes të bën të reflektosh mbi edukimin e vajzave dhe grave.
Xhejn Er është simboli i vajzës rebele, e cila lufton deri në fund për lirinë e saj, pavarësinë dhe vetëvendosjen. Forca e saj e brendshme, energjia diellore dhe guximi për të ecur përpara me krenari e bëri Xhejn Er personazhin  qe frymëzon cdo vajze. Gjthashtu këmbëngulja e saj për të përjetuar dashurinë  e vërtetë me Rocesterin, punëdhënësin e rreptë është një nga pjeset më të bukura të librit. Historia e dashurisë është e vecantë dhe jep mesazhe të forta sesi njerezit duhet të vendosin jetën e tyre para opinioneve shkatërruese të të tjerëve.

Mënyra me të cilën është shkruar libri, por njëkohësisht edhe shqipërimi mjeshtëror nga Alina Karaulli i shtojnë vlerë rrefimit. Autorja Brontë , e cila e shkroi këtë roman në formën e nje gjysmë-autobiografie u kryqëzua nga kritika në kohën e botimit. Shumë e quajtën këtë libër të papërshtatshëm për moralin që predikon, antifestar, të shthurur dhe e damkosën këtë libër klasik me qindra paragjykime, sic lexuam në libër gjatë gjithë përjetimeve te Xhejn Er për gjykimet e cdonjerit mbi dashurinë e saj dhe forcën, që i falte kjo ndjenjë për të luftuar gjithë botën.

Për ta përmbledhur, ky libër është një nga librat që do të transformojë botëkuptimin tuaj mbi lirinë e individit, dashurinë,aftësinë për të marrë në dorë vrerët e jetëve tuaja. Mendoj se është një histori e ngjashme me dhjetra të dëgjuara apo përjetuara në vendin tonë, ku mentaliteti mundohet të kontrollojë të ardhmet tona. Lexojeni këtë dhjetor dhe do frymëzoheni për t’i thënë JO paragjykimeve mbytëse dhe mentalitetit të kalbur.

Ju ftoj në leximin e librit ‘’Xhejn Er’’ nga autorja Charlotte Brontë.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *