Skip to main content

"Dita e mbetur", libri që të kujton madhështinë e besnikërisë




Periudha e festave është e përshatshme për t’i kushtuar më shumë kohe vetes, aktiviteteve që na kënaqin e na ushqejnë plot energji të reja. Gjatë muajit dhjetor, në Klubin e Librit #rrembelibrin i kushtuam leximet tona një libri të jashtëzakonshëm,'''Dita e mbetur'' shkruar nga Kazuo Ishiguro .  Mund të them më plot bindje se ky është libri më i mirë, që kam lexuar kohët e fundit dhe më mbushi me madhështinë e tij, aq sa kam frikë nga cdo libër tjetër, që rrëmbej në duar për të lëxuar pas tij.

Autori  Kazuo Ishiguro është një figurë unike e botës së letrave. Fitues i dhjetrave cmimeve letrare dhe i nderuar me Cmimin Nobel për Letërsinë, më vitin 2017.

Historia e romanit është sa e thjeshtë aq edhe emocionuese.Uilliam Stivens është një ndër shërbyesit më të përkushtuar dhe besnik të kohës, që shërbeu përgjatë pjesës më të madhe të  jetës së tij në Darlington Hall, nën bindjen e Lordit Darlington. Pas përfundimi të luftës e vdekjes së Lordit, pronësia ndryshoi e bashkë me të edhe zotërinjtë të cilëve Stivensi do t’i shërbente. Rezidenca u ble nga një amerikan i njohur si Z. Farraday, një zotëri babaxhan e i komunikueshëm. Kur pronari i ri do të udhëtonte për  në Shtetet e Bashkuara për disa javë ai i propozon Stevensit të huazonte makinën e tij dhe të shfrytëzojë ditët kur ai nuk do të jetë në rezidencë, si një periudhë pushimi dhe njohje me viset perëndimore të Anglisë. Për Stiven, i cili nuk kishte pushuar kurrë, kjo ishte dicka e pamundur. Ai fillimisht e hezitoi, por pasi mori një letër nga ish-guvernantja me të cilën kishte bashkëpunuar për vite të tëra në rezidencë, nga fjalët e të cilës lihej të kuptohej se ajo kërkonte të rikthehej Stivens ndryshoi menjëherë mrndim.

Ky rrugëtim me makinën e z.Farraday shërbeu si një retrospectivë në jetën e Stivens, por gjithashtu edhe ne historinë e Anglisë. Jeta e tij iu dedikua besnikërisë ndaj zotërisë së tij, mirëqënies dhe lumturisë së zotërisë, duke harruar kështu nevojat e tij njërëzore për të qënë i lumtur e për të krijuar familje. Gjithcka për të rrotullohej në Darlington Hall, nga ku pati fatin të njihte nga afër e t’u shërbente figurave më të mëdha të historisë botërore, por kjo nuk e ngroh zemrën e njeriut.
Ritakimi me znj. Kenton, për të cilën gjatë rrëfimeve të Stivens ndihet pak dashuri ishte nje goditje tjetër se shpresave i ka ardhur fundi sëbashku me vitet, të cilat kanë ikur.

Gjatë romanit dalin në pah disa mesazhe të mrekullueshme ndër të cilat mund të përmendim:
së pari, mirënjohjen dhe elegancën e mendimit të Stivensit dhe brishtësinë me të cilën thoshte cdo mendim të tij, por pa bërë kurrë compromise me të pavërtetat; së dyti, besnikërinë ndaj zotërisë edhe në castet kur të gjithë të tjerët qortonin vendimet e Lordit; së treti vetëflijimi dhe sakrifikimi i një jete normale, për një jetë nën shërbim dhe nën drejtimin e një nga shtëpive më të mëdha të Oxfordit; së fundmi dashuria në heshtje për të atin dhe madhështa metë cilën e rrethon figurën e tij dhe ndjenjat e papranuara kurrë ndaj znj.Kenton dhe thellësia e mendimeve të tij.

Ky libër është shkruar mrekullisht bukur, me një gjuhë të këndshme dhe plot mirësjellje dhe përulësi. Përshkrimi i peisazheve fshatare është mbresëlënës dhe të krijon ndjesinë sikur po i kundron nga afër ato bukuri.

Nëse doni një libër, të cilin do e mbani mend gjatë, lexoni ‘’Dita e mbetur’’ shkruar nga Kazuo Ishiguro.

Ju ftoj në lexim!

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *