Skip to main content

Drama komplekse e Artur Miller


Libri i mesjavës në  ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ i dedikohet një vepre tepër të veçantë prej strukturës, përmbajtjes dhe mesazheve, të cila përcjell.

Drama ‘’Pamje nga ura’’ e autorit të mirënjohur Artur Miller është botuar për herë të parë më vitet 1955-1956.Ngjarjet e veprës marrin jetë në një prej lagjeve pranë urës së Bruklinit, në Amerikën e viteve ’50. Lagja Red Huk, e njohur prej banorëve të saj, dokerët italian, të cilët ishin zhvendosur si emigrantë në Amerikë.

Situata ekonomike dhe ajo politike ishin komplekse dhe këto problematika bëhen të qarta tëksa rrëfehen vuajtjet dhe mundimet e emigrantëve. Gjithë vorbulla e rrëfimit ndriçohet nga prozhektorët në familjen e Edi Karbones, me origjinë italiane, e cila hap dyertë e shtëpisë për dy vëllezërit Marko e Rudolfo. Historitë, vuajtjet dhe problemet e emigrantëve ngjyrosen me të njejtat ndjesi e harrohen nacionalitetet. Për të ndihmuar e mirëpritur dy emigrantë, familja e Edit sakrifikon disa komoditete më pak për të ofruar një ndihmë më shumë dy të rinjëve, të cilët i kujtonin udhën e emigrimit nëpër të cilën kishin shkelur vite më parë, mjerimin dhe përpjekjet për të siguruar një mirëqënie të lartë e statusin e një qytetari legal amerikan.

Familja e Edit krijon përshtypjen e një dashurie të vërtetë e të pakushtëzuar, por e vërteta qëndron larg saj. Së bashku me të shoqen Beatriçen, Edi prej vitesh ka rritur Katerinen, mbesën e gruas së tij, e mbetur e vetme pas fatkeqësisë së ndodhur në familjen e saj. Edi e Beatriçe janë treguar prindër të mirë e të devotshëm, por tanimë që Katerina ka rrumbullakosur të tetëmbëdhjetat e saj, e zbukuruar dhe e shëndërruar në një zonjushë, në sytë e Edit nuk është më e bija.

Rastësia, e cila sjell dhe dramën në familje bën që Katerina të dashurohet me Rudolfin, vëllain e vogël dhe kjo marrëdhënie është e papranueshme në këndvështrimin e Edit. Ai gjendet mes një dileme të veshtirë, ku ndjenjat dhe morali nuk gjejnë më fillin e njëra tjetrës.

  çaste të turbullta, kur prevalon ndjenja dhe i janë errur sytë, Edi denoncon Rudolfin, në mënyrë anonime pranë zyrës së shërbimit të emigracionit. Ky veprim i paarsyeshëm nxjerr në pah haptazi mospranimin e marrëdhënies së dy të rinjve dhe njëkohësisht një pranim të brendshëm të ndjenjave të tij të pajustifikueshme.

Nëpërmjet personazhit të Edit, Milleri vendos në qëndër të vëmëndjes edhe njëhërë betejat e brendshme të individit dhe luftën mes ndjesisë e logjikës. Milleri mundohet të zhveshi kompleksitetin njerëzor duke i vendosur personazhet në situata të tensionuara dhe të vështira. Gjithashtu, fenomeni i emigracionit paraqitet real dhe aktual, me dramaticitetin dhe mundin, i cili karakterizon jetën e çdo mërgimtari kurdoherë.

Ju ftoj në leximin e ‘’Pamja nga ura’’, dramën e cila do ju bëjë të zgjidhni disa nga dilemat më enigmatike e njëkohësisht do rrëfejë peripecitë e kërkimit të një jete më të mirë në tokën e premtuar.

Lexohemi së shpejti,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 


Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.co

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *