Skip to main content

Katër mënyra për të shkëlqyer në shkrimin e eseve



Një nga detyrat më të shpeshta në shkollë janë esetë. Për disa të shkruash një ese të mirë është e vështirë. Me këshillat e mëposhtme, do ju tregoj se të shkruash ese nuk është as e ndërlikuar dhe as e pamundur, pavarësisht se eseja është një sprovë.

1. Mos u ndani nga librat.

Leximet janë arma më e fortë dhe e vetmja mënyrë për të pasuruar fjalorin. Një ese e arrirë kërkon një fjalor të përzgjedhur e gjuhë të qartë e të drejtpërdrejt.

2. Studio strukturat e eseve.

Ndertimi i një eseje është i parapërcaktuar dhe struktura e tij është strikte. Eseja nuk të le shume hapësirë për kreativitet. Për të realizuar nje ese të përsosur, përbaju strukturës dhe kujto që eseja ngjan me matematikën për nga saktësia.

3. Kthehu e rikthehu te eseja.

Gjatë ndërtimit të esesë mos u dorëzo që pas shkrimit të parë. Elementi që ndan një ese të mirë nga një ese e shkëlqyer është kontrollimi i detajuar. Elemino përsëritjet e fjalëve dhe gabimet drejtshkrimore.

4. Ushtrohu gjithmonë.

Të shkruash ese të arrira nuk është një talent, por një aftësi e kultivuar. Nëse dëshiron që në provimet e maturës apo në përgjithësi, eseja të kthehet në detyrën tënde më të suksesshme, mos u lodh së shkruari ese. Esetë janë lehtësisht të përmirësueshme dhe kjo mund të kthehet në armën më të fortë të secilit.

Për ta përmbledhur, sprovat letrare janë të mundimshme, por shëndërrohen në detyrën më të këndshme, nëse mëson si ta zotërosh atë. Gjatë javëve të ardhshme, në Një tufë rrezesh nëpër RE, do lexoni këshilla specifike për llojet e ndryshme të eseve.

Rilexohemi së shpejti,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *