Skip to main content

Naim Frashëri dhe rilindja në letërsinë shqipe



Naim Frasheri është një nga rilindasit më të vecantë të letrave shqipe. Në përmbledhjen poetike ‘’Lulet e verës’’ ai vjen më i plotë si autor dhe prek në të tema të larmishme. Titulli ‘’Lulet e verës’’ ka kuptimin e pranverës, pra prurjen e dickaje të re dhe të gëzueshme, sic ishte liria.

Motivet kryesore në veprën e tij janë patriotizmi e atdhedashuria, filozofia dhe dashuria.

Së pari, motivi atdhetar lidhet ngushtë edhe me përpjekjet e tij dhe të vëllezërve për hapjen e shkollave shqipe, ringritjen e krenarisë kombëtare, evokimin e figurës së lavdishme të Skëndërbeut, si për t’i kujtuar të gjithëve trimërinë dhe aftësitë e shqiptarëve. Gjithashtu, Naimi ngul këmbë tek rëndësia   e përcjelljes së gjuhës shqipe. Poezi të cilat prekin këto tematika janë: ‘’ "Gjuha jonë", "Tradhëtorët", ‘’Korca’’ etj.

Së dyti, motivi filozofik i shtroi rrugën në letërsinë shqipe poezive medituese. Në këto poezi lexojmë përshtjellimet e autorit, dilemat e tij për jetën e vdekjen, ekzistencën dhe humbjen, për gjithfarë përjetimesh, të cilat kanë në qendër njeriun dhe për Perëndinë. Naimi është i famshëm për panteizmit, element ky, i cili shfaqet në poezine ‘’Perëndia’’. Panteizmi është fenomeni kur perendinë e gjen të mishëruar kudo në natyrë, në gjallesa, fenomene natyrore e sende. Fjala ‘’panteizëm’’ vjen nga greqishtja dhe do të thotë pant = kudo dhe teo = Zot, pra Zotin e has kudo.

Së treti, motivi i dashurisë është një risi në letërsinë shqipe të asaj kohe. Naimi ishte i pari , i cili shkroi për ndjenjën e bukur të dashurisë  dhe për bukurinë femërore. Kryesisht dashuria vinte në një formë platonike dhe gjatë përshkrimit të bukurisë nuk harrohet kurrë të përmendet Perendia dhe prekja e tij hyjnore. Naimi e ngriti dashurinë në nivel artistik, së cilës deri në atë kohë i kishin kënduar bejtexhinjtë.

Poezitë e tij janë të pasura nga ana stilistikore me epitete të larmishme, anafora dhe figura të tjera letrare. Gjithashtu rima e përdorur nga ai ishte tepër e vecantë në letërsine shqipe.
Ju ftoj në lëximin e një prej autorëve më të rëndësishëm të periudhës së Rilindjes, Naim Frashërit.

Rilexohemi javën e ardhshme,


©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *