Skip to main content

''Rrëfimet e shërbëtores'' dhe lutjet e dhimbshme për lirinë




Libri i fundjavës në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ është rrënqethës dhe i veçantë. Ky libër trajton lirinë e individit, por veçanërisht atë të gruas në një shtet totalitar e të kontrolluar, kur edhe gjërat më të thjeshta janë një luks e të kontrolluara.

Libri ‘’Rrëfimet e shërbëtores’’ shkruar nga Margaret Atëood është një rrëfim  i dhimbshëm, I cili të rikujton vlerën e lirisë. Ky roman botuar për herë të parë më vitin 1985, i vlerësuar me cmime të ndryshme letrare ndër vite e njëkohësisht i pëlqyer nga lexuesit.

Image result for margaret atwood






Përmbajtja e këtij romani është atipike. Ngjarjet zhvillohen në një shtet totalitar, në një realitet imaginar të së ardhmes, ku roli dhe të drejtat e grave kanë ndryshuar kryekëput. Gratë konsiderohen si pronë e shtetit dhe mungesa e lirisë e të drejtave si dhe organizimi i shtetit ka në qendër të tij terrorin dhe kufizimin.

Personazhi kryesor Offred është shërbëtore në Republikën e Galaadit, një shtet totalitar dhe thellësisht teokratik, i cili ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtimi i popullësisë e riprodhimi është problemi kryesor në këtë vend dhe prandaj shërbëtoret janë caktuar të lindin  fëmijë për çifte të elites, të cilat kanë probleme me fertilitetin. Offred ishte shërbëtorja e  Komandantit dhe bashkëshortes së tij, Serena Joy, një ish këngëtare e korit të kishës e njëkohësisht mbrojtëse e ligjeve të rrepta të vendit. Liria e shërbëtoreve është e cunguar. Ajo mund të largohet nga shtëpia , ku mbahet e mbyllur vetëm kur ka për detyrë të bëjë pazaret.Dhoma e saj është ë zymtë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, si një shenjë kontrolli. Gjithashtu, kudo ku shkel e ndjekin Sytë, forcat secrete të Galaadit.
Rrëfimet e Offred bazohen te përditshmëria dhe retrospektiva. Teksa përshkruan ferrin në të cilin jeton, rregullat e rrepta dhe antinjerëzore, ajo i kthehet me mallëngjim jetës së shkuar, dashurisë për të shoqin Lukën, mallin për nënë  e të bijën.



Arkitektët e Galaadit në një kohë kur ndotja kimike po shkaktonte fertilitet, përdorën për të marrë pushtëtin ushtrinë. Pasi vranë presidentin dhe anëtarët e Kongresit dhe filluan një grusht shteti, duke pretenduar se ata po merrnin përkohësisht pushtetin, ata  goditën të drejtat e grave, duke i ndaluar gratë të zotëronin prona ose të punonin. Offred, Luka e vajza e tyre e vogël gjatë përpjekje për t’u arratisur për në Kanada, u kapën nga forcat vendase e u ndanë përgjithnjë nga njëri-tjetri.
Pikërisht në këtë çast lind odiseja e vuajtjeve të saj. Offred u vendos të jetonte në Qëndrën e Kuqe, në të cilën do të indoktrinohej me ideologjinë e Galaadit, së bashku me shërbëoret e tjera.

Veshja e veçacntë me pelerinën e kuqe, të cilën duhe ta mbante çdo ditë ishte si një kujtesë për dhimbjen, që ndjente çdo ditë të jetës së saj të re. Ajo jetonte mes grash të tjera të panjohura, të cilave nuk mund t’I besonte as mendimet e as kujtimet e saj.

Marrëdhënia me Komandantin supozohej të ishte e ftohtë, por gjatë takimeve të fshehta me të, tëksa luanin me tabelën e fjalëve e bisedonin, ajo ndihej sikur ai ishte një mik, të cilit mund t’I besonte pak nga vetja. Megjithatë, fati i Offred varej tëk lindja e fëmijës së Serenës dhe Komandantit. Ky fëmijë nuk po vinte dhe Serena, e cila dëshpërimisht donte një fëmijë në krahët e saj, por njëkohësisht dëshironte të largonte Offred një orë e më parë nga jeta e të shoqit e ndihmoi të shoqërohej me Nikun, shoferin e Komandantit. 

Për Offred, Niku ishte një karrem për në kohët e vjetra, kur njërëzit dashuronin të lirë. Nëpërmjet tij ajo kujton Lukën, historinë e tyre të dashurisë dhe përjeton përsëri nga e para ndjesinë e të dashurit, të cilën mendonte se nuk do mundej ta ndjente më kurrë.

Related image

Kështu Offred eshpëton veten dhe plotëson dëshirën e Serenës, por me fëmijen e Nikut.
Ky libër është një dëshmi, e cila të mbush me përshtjellime mbi fatet njerëzore. Pavarësisht se fiction dhe një histori, e cila supozohet t’I përkasi së ardhmes, jo rrallëherë më kthen në vitet e diktaturës në vendin tonë. Mungesa e lirisë së individit, e cila është përshkruar edhe në letërsinë shqipe nga autor të cilët e kanë provuar nën lëkurë këtë vuajtje si: Kasem Trebeshina, At Zef Pllumi, Fatos Lubonja etj.
Libri mbart në vetvete mesazhin e rëndësishëm të lirisë së individit, nevojës eseciale për dashuri dhe dëshirës së papërshkrueshme të individit për të qënë një shpirt i lirë.

Ju ftoj në leximin e librit ‘’ Rrëfimet e shërbëtores’’, i cili do ju bëjë të mendoni e të vlerësoni lirinë. Gjithashtu, ky rrëfim ju kujton edhe një herë për historinë e mundimshme të të drejtave të grave duke menduar sesa shumë duhet bërë ende në këtë botë, e cila nuk është një botë burrash, por një botë dashurie.

Rilexohemi javën e ardhshme,

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.co

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *