Skip to main content

Disa këshilla si të mirëorganizoni kohën

Related image

Koha është flori, por përgjegjësitë e shumta, të cila na ngarkohen, dëshira për të përmbushur maksimalisht të gjitha pritshmëritë dhe çorganizmi, i cili shoqëron jetën frenetike e kthejnë përditshmërinë tonë në një kaos. Prej kësaj rrëmuje të pakëndshme mund të gjendemi papritur të pushtuar nga ankthi, mungesa e vetëbesimit, pasiguritë dhe dështimet e njëpasnjëshme.
Në këtë artikull, dua të ndaj me ju rëndësinë e mirëorganizimit të kohës, menaxhimin e saj dhe sekrete të vogla sesi të përfitoni nga çdo sekond e të mos ktheheni në skllav të saj.

1. Shkruaj të gjitha detyrat e tua.

Hapi i parë për të nisur më organizimin e ditës janë listat. Të shkruarit të gjithë detyrave, pritshmërive, angazhimeve, projektëve dhe punëve sado elementare në dukje të parë është çelsi i nisjes së realizimit të secilës prej tyre. Për ta vënë në jetë këtë proces mund të përdorni axhendën tuaj të preferuar ose të shkruani gjithçka në mënyre elektronike.
 Listat mund të jenë ditore, javore, mujore dhe ndihmojnë për të ndërtuar një pasqyrë të qartë dështimesh e përmbushjesh në fund të muajit. Gjithashtu, plotësimi i detyrave sipas planit tuaj konkret është një mënyrë efikase motivimi.

2. Shfrytëzo çdo çast.

Rutina është e mbushur me punë të vogla, të cilat kur grumbullohen shëndërrohen në të bezdisshme. Këto detyra janë të ndryshme për gjithsecilin, por në përgjithësi konsistojnë në leximin e postës elektronike, përgjigjet e mesazheve të rëndësishme, leximeve të zakonta, ndjekjes  së leksioneve të ndryshme nëpërmjet Podcast-eve etj. Momentet më të mira të ditës të cilat mund të shfrytëzohen për realizimin e kësaj rutine janë minutat e humbur gjatë transportit sa në  një vend në një tjetër. Me pak fjalë, një rrugë e shumë punë të përfunduara. J

3. Përcakto rëndësinë e çdo detyre.

Natyrisht, sado i mirëorganizuar dhe korrekt njeriu nuk është robot dhe nuk ka pse të ndihet si një i tillë. Mund të ndodh të mos arrish të plotësosh të gjitha përgjegjësitë e ditës, por kjo nuk ka pse të kthehet në një shqetësim, i cili mund të kanalizojë në probleme emocionale më të ndërlikuara. Për të krijuar një barrierë mbrojtëse rreth vetes kundër stresit të mos qënit i përpiktë krahës çdo detyrumi përcakto rëndësinë e tij. Në këtë mënyrë mund të përfundosh punët parësore të ditës dhe t’i qëndrosh një hap larg shqetësimeve.

Në përfundim dua të them se të qënit e organizuar dhe të shfrytëzuarit maksimalisht të kohës është e rëndësishmë për mua dhe për të përmbushur çdo angazhim me sukses. Këto janë disa mënyra, të cilat për mua funskionojnë më së miri, por jam kurioze të di edhe sekretet tuaja të mirëorganizimit.

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 


Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.co

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *