Skip to main content

"Tre ujqit e vegjël" rikthimi te toleranca, dashuria dhe fëmijëria



Ditët e fundit kanë qënë të ngarkuara, të lodhshme dhe të mbushura me stres, ankth, lexime deri në orët  e para të mëngjesit dhe të parehatshme për shkak të sezonit të provimeve, të cilave i erdhi fundi. 

Këto javë, krahas librave të mbushura me teori mbi botën financiare dhe ushtrime të panumërta, mbërriti  në duart e mi një thesar i vockël, si për të përkëdhelur fëmijën brenda meje e për të më kujtuar naivitetin e të voglit.

''Një tufë rrezesh nëpër RE'' nuk lexohet vetëm prej të rinjve, por dhe prej prindërve, prandaj  hapësira e librave për të vegjël do të jetë e herëpasherëshme.

 Sot do ju flas për ‘’ Tre ujqit e vegjël’’, një përrallë e këndshme, e cila është shkruar plot humor e ëmbëlsi nga autori grek Evjenios Trivizas, kombinuar me ilustrimet plot ngjyra e fantazi nga Helen Oxenbury dhe shqipëruar nga Romeo Çollaku.

Të gjithëvë u kujtohen ‘’Tre derrkucët’’ e famshëm dhe aventurat e tyre për të ndërtuar një shtëpi të bukur e të sigurtë për t’i shpëtuar ujkut të pabesë dhe dinakërive të tij. Epo kësaj rradhe rolet janë ndryshuar. Tre ujqit e mirë e naiv janë ata, që duhet të gjejnë lloj e soj mënyrash sesi  t’i mbijetojnë rrengjeve të  Runi-Runit, derrit të keq e dinak. Rrëfimi përfshin disa prej kafshëve të xhunglës, të cilët ndihmojnë tre vëllezërit ujq dhe qasja e përrallës me sendet e jetës moderne të përdtshmërisë e bën eksperiencën e leximit argëtuese, po aq sa të mbushur me mësime të bukura.
Ngjashmëria e historisë me përrallën ‘’Tre derrkucët’’, e cila ka qënë më e dashura për mua gjatë viteve të para të jetës më bëri të filloja të paralelizoja ndërkohë që lexoja, por sensin e krahasimit e humba shpejt, sepse ngjarjet e ujqve më përfshin të tërën.

Së pari, ky libërth përcjell mesazhe dashurie, paqe e miqësie dhe të mbush zemrën plot. Largimi nga klishetë e përrallave se ujku është gjithnjë personazhi antagonist dhe prurja e kësaj kafshe në këtë libër si një personazh i brishtë e pozitiv është një gjetje. Përrallat janë promotori i parë i vlerave, që kur nisim t’i lexojmë vogëlushëvë  e krijimi i një atmosfere të paqtë, pa paragjykime dhe larg rregullave të zakonta, veçse çliron mendjet e tyre e në vend të ndërtojë një mur , veçse  krijon një urë dashurie.

Së dyti, gërshetimi i kafshëve ekzotike me derrin e ujqit në realitet mund të duket e pamundur për shkaqe gjeografike dhe klimaterike, por kjo është magjia e përrallës dhe një prej mesazhe të bukura të saj. Kjo përrallë i përgatit fëmijët për një botë pakufij e pabarriera, plot me miq e të pushtuar nga globalizimi.

Së treti, një nga elementët e mi të preferuar të përrallës është fundi i saj. Pas gjithë atyre ligësive të derrit Rum-Rum, tre vëllezërit ujq, jo vetëm e falën dhe ftuan në shtëpinë e tyre të ëndrrave, të ndertuar me lulet më të bukura të botës, por lodruan e deshën si të mos kishte pasur kurrë rrezik prej tij.

Në përfundim mund të them se ky libër nuk është vetëm për fëmijët dhe fatkeqësisht të rriturve I duhet të lexojnë herë pas herë librat e të vegjëlve për të kuptuar se çfarë po bëjnë gabim dhe se kanë harruar vlerat e vërteta. Lexojeni ‘’Tre ujqit e vegjël’’ së bashku me vogëlushet e përveçse do argëtoheni e do vendosni buzën në gaz, fëmijët do përvetësojnë një tufë me mësime, ndërsa të rriturit do reflektojnë për gabimet e tyre.

Lexohemi së afërmi,


©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *