Skip to main content

"Mish dhe qiell", brenda botës së Pasolinit



Fatmirësisht, ditët e hirta e të ftohta të dimrit janë sosur dhe pranvera ka mberritur lozonjare dhe e ëmbël. Këtë fundjavë, nën tingujt e gjalla të natyrës, dritës së ngrohtë të diellit dhe mendimeve të mia zgjodha të miklohem nga përmbledhja poetike "Mish dhe qiell" shkruar nga artisti, poeti, regjisori dhe figura e njohur poliedrike Pier Paolo Pasolini.
Poezitë janë gjithnjë një dehje e këndshme, me të cilat e lë veten të lirë deri në fund të shpirtit, por këtë rradhë as shpirtit nuk ia gjeja dot fillimin e fundin.

Poezitë e Pasolinit kanë një aftësi të jashtëzakonshme elektrizuese, të cilat të zgjojnë edhe ndjenjat më të ndryshkura të përjetuara ndonjëherë.

Në qëndër të tematikave të tij qëndron dashuria, ajo rinore, e brishtë, bardhoshe dhe e pastër kristal. Pa harruar të shprehi ndjesitë e sipërfaqësores së njeriut, trupit e lëkurës. Në çdo varg ndjen një grumbull emocionesh, një tufë ëndërrimesh e nje grusht kujtimesh, të shprehura hapur, me elegancë e madhështinë e së vërtetës.

Me mënyrën e tij të guximtë të të shprehurit e njëkohësisht me talentin e tij depërtues deri në nënvetëdijen e lexuesit Pasolini hyn në çdo skutë të mendjes e shpirtit, ulet këmbëkryq me dashurinë tënde, nostalgjinë, dëshirën dhe nis të shfletojë fletët e zemrës së tij duke mbajtur njëkohësisht në dorë zemrën tënde.

Të thuash se këto poezi janë një mrekulli është fare pak. Ky libër të ndjell dëshirën ta lexosh, rilexosh e stërlexosh për të perjetuar udhëtimin në botën e bukur e paparagjykime të Pasolinit. Një dhuratë e çmuar jo vetëm për të rinjtë, të cilëve me siguri i gëlon zemra prej ndjesive të qëndisura nga Pasolini, por dhe më të pjekurit, për t'i kujtuar të dashuruarit ëmbëlsisht si të rinjtë.

Për ta përmbledhur, ky libër është një copëz shpirti për të gjithë adhuruesit e poezisë. Gjithashtu, përkthimi i realizuar nga Aida Baro dhe Edon Qesari janë vlerë e shtuar e kësaj përmbledhje poezish.

Ju ftoj në leximin e librit “Mish dhe qiell” shkruar nga Pier Paolo Pasolini!

Rilexohemi së shpejti,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com



Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *