Skip to main content

Tempullit të ëndrrave



Trokitjet e pranverës janë tingujt ftues për te dashuria. Në qetësinë e dhomës sime, të zbukuruar me pirgun tim të librave, dhjetra rraqurinave të panevojshme, meloditë e këngëve të tua, të cilat luhen lirisht në gramafonin e vjetër, të palustruar e të mbuluar nga pluhuri i kohës dhe i kujtimeve, mes flladit të këndshëm, që më përkëdhel fytyrën e më ushqen trupin me dembeli e zemrën me oqean ëndrrash më krijohet ndjesia deja vu, prej çdo fjale tëndes të mësuar përmendësh prej meje me etjen e vogëlushit kureshtar, me sytë e zmadhuar prej të panjohurës e zemrën e hapur për mirësinë.

Me sytë përtej qelqeve, të cilat ngatërrohen lirisht me tylin e bardhë dhe reflektojnë ngjyrat e mia më të dashura të qiellit, butësinë e reve dhe ngrohtësinë e rrezeve të diellit tënd recitoj me vete të gjithë dialogjet tona, edhe heshtjet, ndalesat e frymëmarrjet, buzëqeshjet e ngjitura në fytyrën time, buzagazin tënd, të cilin e marr me mend dhe sytë. Ata sy të liqentë, me ngjyrë të papërcaktuar mirë, të jeshiltë me shkëlqimin e bukur të shpirtit e të mendjes, brenda të cilëve u zhyta dhe harrova të notoj. Unë harroj gjithçka kur magjepsem, qoftë kjo edhe marrosje pak minutëshe, kujtimin e të cilës do e mbaj me vete gjithnjë.

Kështu u zhyta brenda botës së ëndrrave, që nise të krijosh për mua, me shijen e ëmbël të çokollatës e gjithfarë sheqerosësish delikat, me prekjet e lehta të zemrës, dehjen e mendjes, ledhatimin e fjalëve, kujdesin ndaj ndjesive më të imta, tingujt e ëngjëjve dhe ngjyrën e artë të Klimtit.

Nisa të jetoj në thellësitë e mendjes, mes koralesh të kuqta, të flakta, sfungjerëve e gjallesave të një shpirti më të pasur se një ekosistem. Ishte e vetmja thellësi prej së cilës nuk pata frikë, sepse mund të ta besoja veten lirisht.

Pranvera është një hap larg pragut...

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të buku...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *